Histori me Zhurmues - Viti 1949 - Emisioni 29 - Sezoni 1 (26 korrik 2009)

Описание к видео Histori me Zhurmues - Viti 1949 - Emisioni 29 - Sezoni 1 (26 korrik 2009)

Ndër ngjarjet e vitit 1949 qëndron edhe ndërprerja e marrëdhënieve me Jugosllavinë.
Inagurimi i veprave industriale, hekurrudhat dhe aksionet e para do të ishin disa nga ngjarjet që do të shënonin fillimin e një periudhe të re, atë të miqësisë me Bashkimin Sovjetik. Në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço ishte i ftuar një ndër mashinistët e parë që udhëtoi në hekurudhat e para shqiptare, Fetah Gorrica.
“Jugosllavët ikën, por lokomotivat mbetën. Unë bashkë me shokët e mi ndezëm lokomotivat dhe filluam punën në hekurudhën Durrës-Tiranë për pasagjerë. Më vonë filloi ndërtimi i hekurudhës Peqin-Elbasan ku isha unë, Petraq Pupi dhe shumë të tjerë. Ne punonim sipas rregullave që kishim mësuar në Jugosllavi dhe kishim një ofiçinë në Shkozet e cila mirëmbante këto lokomotiva. Mekanikët kanë qenë të gjithë shqiptar, kursin e kishim bërë në Jugosllavi. Unë kam ndezur lokomotivën e parë dhe bashkë me të tjerë jemi habitur sepse nuk kishim parë lokomotivë me sy. Kemi vuajtur shumë në atë kohë, ka patur raste kur nuk kishim me çfarë të furnizonim lokomotivën. Mua më ka rënë rasti të ngas me bërsi ulliri sepse kishim mungesë. Ajo që më ka lënë përshtypje shumë të keqe ka qenë në inagurimin e hekurudhës Librazhd-Përrenjës-Kurkuq ne na hoqën të gjitha vitet e punës që kishim.
Por në vitin 1951 kemi marrë rrogën më të madhe, rrogë të cilën nuk e merrte as ministri në atë kohë, kam marrë 36 mijë lekë. Në vitin 1976 unë dola instruktor mashinist për shkak të nevojave që kishin”, tha Gorrica.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке