Pa Gjurme-I kërkoi ndarjen se e dhunonte/Burri mbërrin në studio:Je e imja, mos guxo…

Описание к видео Pa Gjurme-I kërkoi ndarjen se e dhunonte/Burri mbërrin në studio:Je e imja, mos guxo…

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Pak ditë më parë emisioni ‘Pa Gjurmë’ solli në fokus historinë e një gruaje të dhunuar prej afro 20 vitesh. E frikësuar dhe e pambrojtur Blerina Isufaj nëna e 5 fëmijëve, kërkoi ndihmë pasi ndihej e rrezikuar nga ish-bashkëshorti i saj i cili ushtronte dhunë mbi të dhe mbi fëmijët. 5 të miturit me nënën ende jetojnë nën të njëjtën çati me dhunuesin e tyre.
Saimiri ushtron dhunë mbi të shoqen për shkak të xhelozisë dhe konflikteve që kanë lindur në familje për shkak se ai luan lojëra të fatit. Dhuna nuk ka kursyer as fëmijët të cilët nga studio emisionit ‘Pa Gjurmë’ i kërkuan babait të tyre që mos t’i dhunonte më.
Pas afro 20 vitesh dhunë, Blerina vendosi t’i japë fund martesës me Saimir Shahun në vitin 2022, ndërsa ky i fundit nuk e pranon kurrsesi këtë ndarje ende dhe sot. Në një lidhje telefonike ai u shpreh se nuk do të hiqte dorë nga nëna e 5 fëmijëve.
E lodhur nga kjo situatë, nëna e 5 fëmijëve nuk i ndal lotët në asnjë moment, ndërsa në një gjendje të rënduar la studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке