Mosbindja civile/ Endri Xhafo: Ja mesazhi i protestës për ndërkombëtarët

Описание к видео Mosbindja civile/ Endri Xhafo: Ja mesazhi i protestës për ndërkombëtarët

Endri Xhafo, drejtues i emisionit “Log.” në News24, në rubrikën “Opinion” duke folur për protestën e së hënës të opozitës tha se evidentoi një dendësi të madhe të forcave policore që ishin stacionuar në sheshin “Nënë Tereza”.
Xhafo tha se zemërimi i pjesëmarrësve në protestë shpërtheu shpejtë, duke mos i dhënë mundësi familjarëve që të shprehnin revoltën e tyre.
“Në momentin që u hodhën molotovët, kjo pjesë e qytetarëve, u largua shpejt”, tha Xhafo.
Ai tha se strategjia e përdorur nuk ishte menduar mirë, por mendoj se ata që e organizuan nuk e kishin protestën për shqiptarët, por për ndërkombëtarët.
Xhafo tha se termi i mosbindjes civile nuk i shkon kësaj situate, por është hapi i parë që paralajmëron se do të kemi një seri protestash të tilla, me qëllim për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve se këtu në Shqipëri ka një problem.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке