Fevziu provon daljen sekrete në kalanë e Shkodrës: Qenka pak e vështirë

Описание к видео Fevziu provon daljen sekrete në kalanë e Shkodrës: Qenka pak e vështirë

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #tvklan

Kalaja e Shkodrës është padyshim një nga kalatë më të bukura në Shqipëri.

Me një perimetër prej 1 kilometrash, kalaja e Shkodrës ofron një panoramë fantastike të qytetit verior, por edhe mbart një histori mjaft të pasur.

Emisioni “Opinion” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Shkodrës dhe ka sjellë për shikuesit mjaft detaje interesante rreth kalasë së Rozafatit.

Arkeologu Helidon Sokoli i ka treguar gazetarit Blendi Fevziu një nga daljet sekrete në këtë kala që ndodhet në oborrin e tretë që depërtonte përmes hyrjes me shkallë deri në Bunë në afërsi të Kishës së Zojës.

Helidon Sokoli, arkeolog: Kalaja është me perimetër 1 kilometër. Është e ndarë në 3 oborre dhe secili oborr ka tipologjinë e vet. Oborri i parë, duke qenë hyrja e kalasë është shumë i përforcuar. Ka një rrjet të dytë muresh rrethuese dhe një seri daljesh sekrete për të manovruar në raste rrethimesh. Qytetet mesjetare ishin të organizuara në pjesën ku jetonin familjet e pasura. Oborri i dytë është pjesa qëndrore ku përqëndrohej dhe jeta sociale. Këtu jemi në oborrin e tretë ku është kapiteneria, ku mund të vëzhgohet dhe bashkimi i 2 lumenjve. Në cepin jugor të oborrit të tretë kemi të ruajtur një nga 2 daljet sekrete të kalasë, të cilat përmenden nga Barleti. Kjo është një nga daljet sekrete që depërtonte përmes hyrjes me shkallë deri në Bunë deri në afërsi të Kishës së Zojës. Deri në vitin 1960 janë ulur njerëz. Si duket, pas tërmetit të 79-ës, kodra ka pësuar kolaps dhe është mbyllur, janë ulur dhe ngjitur njerëz përmes daljes sekrete.

Blendi Fevziu: Pra, kjo ishte një dalje sekrete që të nxjerr poshtë.

Helidon Sokoli: Ka 2 devijime, djathtas të nxjerr tek kulla dhe majtas vazhdon rruga për më poshtë.

Blendi Fevziu: Dhe 2 devijimet janë pikërisht këtu. Qenka pak e vështirë. Duket që njerëzit kanë qenë edhe më të shkurtër në atë kohë.

Helidon Sokoli: Ideja për ta bërë sa më të vështirë dhe ndjekjen nga njerëzit./

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке