Histori me Zhurmues - Viti 1958 - Emisioni 22 - Sezoni 1 (31 Maj 2009)

Описание к видео Histori me Zhurmues - Viti 1958 - Emisioni 22 - Sezoni 1 (31 Maj 2009)

Mita Jakova tregon takimin e fundit me Tuk Jakovës: Ishte ngjetheës (Video-Arkiv)
Ai ishte një nga personazhet kryesorë të luftës Nacionalçlirimtare dhe të themelimit të Partisë Komuniste shqiptare. Bëhet fjalë për një nga figurat politike të viteve 40-50, Tuk Jakova. Gjatë Luftës Naciopnalçlirimtare, Tuk Jakova ishte komisar i brigadës së parë sulmuese, pas çlirimit anëtarë i komitetit qëndror dhe i byrosë politike, deputet, zv. Kryeministër, gjeneral, kryetar i Kuvendit Popullor dhe një nga njerëzit më me pozitë të kohës. Për qëndrimet dhe pikëpamjet e tij më 1951 Tuk Jakovën e përjashtuan si anëtar të byrosë politike, ndërsa në vitin 1955 e përjashtuan nga posti i anëtarit të komitetit qëndror të PPSH. Në Nëntor të po këtij viti Tuk Jakovën dhe familjen e tij i internojnë në Berat dhe pas disa muajsh e izolojnë në Kalanë e Kaninës në Vlorë. Më 1958 akuzohet për tradhëti të lartë ndaj atdheut dhe dënohet me 20 vjet heqje lirie. Vdiq më 1959 në rrethana që ende mbeten të dyshimta. Në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço gruaja e Tuk Jakovës, Mita Jakova rrëfen historinë e tyre.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке