Akuzat e Berishës Majko shkresë zyrtare Shërbimit Informativ të Shtetit Me vendosni në dispozicion

Описание к видео Akuzat e Berishës Majko shkresë zyrtare Shërbimit Informativ të Shtetit Me vendosni në dispozicion

Akuzat e Berishës, Majko shkresë zyrtare Shërbimit Informativ të Shtetit: Me vendosni në dispozicion çdo informacion që ka lidhje me emrin tim

Ish-kryeministri dhe deputeti socialist Pandeli Majko ka ndërmarrë hapa për të kundërshtuar akuzat e ngritura nga Sali Berisha, i cili e ka përfshirë emrin e tij në pretendime për krime elektorale në qarkun e Kukësit. Duke u mbështetur te e drejta e informimit, e parashikuar nga ligji "Për Statusin e Deputetit", Majko i është drejtuar Shërëbimit Informativ Shtetëror (SHISH) me një kërkesë të qartë.
"Në referencë të akuzave publike të deputetit z. Sali Berisha, në konferencën e tij për shtyp të datës 6 janar 2025, ku pretendonte se në bazë të një informacioni të SHISH-it, unë, Pandeli Majko, jam vënë në përgjim nga institucioni juaj. Ju lutem të më vini në dispozicion konfirmimin nëse ekziston një përgjim i tillë, dhe nëse po, gjithë dokumentacionin e lidhur me emrin tim," – thuhet në deklaratën e tij.
Akuzat e Berishës, të bëra publike në një konferencë për shtyp, sugjeronin se Majko ishte i përfshirë në pazare elektorale, të mbështetura, sipas tij, në informacione nga SHISH. Këto deklarata vijnë pasi Majko ka kaluar nga drejtimi politik i Partisë Socialiste në Kukës, në një prej zonave të Tiranës.
Për të kundërshtuar këto pretendime, deputeti socialist ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali. Në deklaratën e tij pas takimit, Majko ka shprehur gatishmërinë për të hequr dorë nga imuniteti parlamentar, duke lejuar hetime të plota për çështjen.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке