Amerikanet Atacms dhe britaniko-francezet Storm Shadoë apo Scalp, janë dy armët perëndimore që janë pjesë e arsenalit ukrainas, për të cilat kievi priste autorizimin për të goditur thellë në territorin rus. Por cfarë janë këto sisteme, në terma teknike?
ATACMS MGM-140 Akronimi i Sistemit të Raketave Taktike të Ushtrisë, është një raketë balistike taktike me rreze të mesme veprimi, me karburant të ngurtë, rreth 4 metra e gjatë, e prodhuar nga Amerikania Lockheed Martin, që arrin një shpejtësi prej 3 Mach-ësh (tre herë më shumë se shpejtësia e zërit) për një interval maksimal prej afërsisht 300 km, në varësi të modelit. Zakonisht niset nga një lëshues i shumëfishtë i lëvizshëm Himars. Atacm u projektuan në vitet 1980 dhe zyrtarisht hynë në funksion gjatë Luftës së Parë të Gjirit në 1991. Ato mbajnë koka luftarake të afta për të shpuar mjete të blinduara, të rënda ose ndërtesa dhe bunkerë të fortë, si dhe koka luftarake fragmentare, për objektiva më të përhapur. Objektivat në Krime tashmë janë goditur me Atacms.
STORM SHADOË apo SCALP, është një raketë strategjike lundrimi e lëshuar nga një avion në fluturim, e aftë për të shmangur mbrojtjen e armikut duke fluturuar në lartësi shumë të ulëta, madje edhe disa metra, me shpejtësi pak më të vogël se ajo e zërit, me një rreze veprimi deri në 560 km. Ajo mbart një kokë luftarake konvencionale 450 kg, e aftë për të depërtuar dhe shkatërruar bunkerë, ndërtesa komanduese, struktura të rënda ose pista ajrore. Projektuar në vitet 1990 dhe në përdorim që nga viti 2003, Storm Shadoë prodhohet nga konsorciumi evropian MBDA, një akronim që përfshin Matra-n franceze, Britaniken British Aerospace (BAE) Dynamics dhe italianen Alenia, me një aksion prej 25% të Leonardos. Në frëngjisht raketa e lundrimit quhet Scalp, një akronim për Sistemi autonom i lundrimit me rreze të gjatë veprimi. Në maj 2023, së pari Mbretëria e Bashkuar dhe më pas Franca njoftuan fillimin e dërgimit të Storm Shadoë/Scalp në Kiev si kundërpeshë e raketave hipersonike dhe rrëshqitëse ruse. Përdorimi i tyre është zyrtarizuar në raste të ndryshme, në objektiva në Donbasin e pushtuar nga Rusia dhe në Krime. Në shtator 2023 këto raketa goditën portin e Sevastopolit, në dhjetor portin e Feodosias. Me këto raketa u goditën edhe disa anije të flotës së Detit të Zi.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Biden#Rusia
Информация по комментариям в разработке