Bekim Fehmiu, një aktor kozmopolit

Описание к видео Bekim Fehmiu, një aktor kozmopolit

Shkëlqim dhe trishtim për karrierën dhe largimin nga jeta të aktorit Bekim Fehmiu. Ishte shqiptar, por i takon mijëra adhuruesve në tërë botën. Një aktor brilant, mes vezullimit hollivudian, kryeroleve të pavdekshëm dhe polemikës nacionaliste

Fëmijëria e 40 vjeçarëve të sotëm, do të kishte qenë vërtet e mangët, nëse kinemasë botërore, do t’i mungonte “Odisea” e Bekim Fehmiut.

Fillimisht ishin aventurat e tij të jashtëzakonshme në përballje me ciklobin, circet, perënditë dhe armiqtë e vendit të tij, pastaj fakti që atij i duhej të luftonte vazhdimisht dhe të stërmundohej për t’u kthyer në atdheun e robëruar. Adhurimi për heroin shoqëronte sekuencat e filmit, seri pas serie dhe krenaria bëhej më e plotë kur në titra lexohej emri i tij: Bekim Fehmiu. Pra ai, heroi i kohërave homerike, ishte shqiptar, edhe pse në film fliste italisht.

Ishte koha kur për shkak të një bllokade totale dhe të hekurt sa i përket informimit dhe teknologjisë, fytyra e Fehmiut vetëm se imagjinohej nga shqiptarët e Shqipërisë. Por ai e theu këtë bllokadë në vitin 1972, në vizitën e tij të parë në Shqipëri, disa vite pasi kishte interpretuar filmin “Odisea”, film që i dha famë ndërkombëtare. Ndërsa udhëtimi i dytë dhe i fundit ishte në vitin 2001.

Ai u shfaq kur rreth nesh ekzistonte një perde e hekurt dhe talenti i tij prej artisti e njeriu afirmoi qenien tonë kombëtare, pa marrë parasysh se në filmin shqiptar mungoi prania e tij. “Me sa duket fati im ka qenë që çdo 30-31 vjet të jem në Shqipëri. Për herë të parë kam qenë në vitin 1939 së bashku me familjen time dhe pas 10 vjetëve më 1949 jam kthyer në shtëpinë time në Kosovë. Në vitin 1972 kam qenë i ftuar nga Pirro Milkani dhe Dhimitër Anagnosti si mysafir në Kinostudion “Shqipëria e re”. Dhe ja ku jam tani, duke recituar vargje për flamurin shqiptar”.

Rrugëtimi i tij jetësor lidhet mes Sarajevës, Shkodrës, Prizrenit, Prishtinës dhe Beogradit. Fehmiu gjatë karrierës së tij ka luajtur 40 filma të metrazhit të gjatë si në kinematografinë jugosllave, edhe atë europiane, duke arritur madje edhe në Hollywood. Ka bashkëpunuar ngushtë me emrat e njohur të filmit, si: John Houston, Ava Gardner, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale, Candice Bergen. Në vitin 1987 Fehmiu në shenje proteste kundër propagandës antishqiptare dhe përhapjes së urrejtjes ndaj shqiptarëve, braktisi shfaqjen “Madame Kolontine” të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin.

Aktrimi

“Nuk kam shkuar të bëhem aktor që të bëhem i famshëm, që të më doni ju vashat e bukura, por kam shkuar me një mision: që ta pasuroj njeriun, në pikëpamje mendore dhe ta begatoj në pikëpamje shpirtërore. Arti është iluzion. Të më kishte thënë Mate Milosheviq, profesori im i aktrimit në Beograd, në orën e parë të aktrimit, që arti është iluzion, që nuk është asgjë, atë moment do ta kisha ndërruar, do të isha bërë stomatolog. Kam dashur që me punën time të nderoj njerëzit. Për mua aktrimi i dikurshëm ishte një mision i bekuar. Arti ka qenë mesazhi që unë kam sjellë”, pohonte vetë aktori duke shpjeguar angazhimin dhe lidhjen e tij me aktrimin.

Siç e ka vlerësuar shkrimtari dhe producenti i njohur italian, Francesko Scadarmaglia, Bekim Fehmiu ka qenë aktori i vetëm i hapësirës së vendeve ish socialiste, i cili me sukses ka luajtur më shumë se 20 vite në perëndim, duke e thyer perden e hekurt, deri te shfaqja e M.Gorbatchov-it dhe rënia e murit të Berlinit.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке