Top Channel/ Papa nderon kardinalin Ernest Simonin! Ati i Shenjtë e quajti, “martir i gjallë”

Описание к видео Top Channel/ Papa nderon kardinalin Ernest Simonin! Ati i Shenjtë e quajti, “martir i gjallë”

Papa Françesku nderoi kardinalin shqiptar Ernest Simoni këtë të mërkurë. Gjatë homazheve që zhvilloi në sallën Pali VI, Papa tha se ai është një martir I gjallë që vazhdon të punojë për Kishën pa u dekurajuar.

Sot marr guximin të përshëndes në mënyrë të veçantë një martir të gjallë, kardinalin Simoni. Si prift-ipeshkëv ai kaloi 28 vjet në burg. Burgu komunist i Shqipërisë, që ishte ndoshta persekutimi më mizor. Dhe ai vazhdon të dëshmojë. Dhe shumë e shumë si ai. Ai është tani 95 vjeç dhe vazhdon të punojë për Kishën pa u dekurajuar. Faleminderit për dëshminë tuaj

Kardinali Ernest Simoni, tashmë 95-vjeç, u arrestua në vitin 1963 dhe u burgos nga sistemi komunist për 28 vite si armik I popullit. Ai u lirua në vitin 1990, ndërsa fali të gjithë torturuesit e tij, duke kërkuar mëshirën e atit. Pas daljes nga burgu, kardinali Ernest Simoni filloi të shërbente nëpër fshatra duke mos e ndërprerë asnjëherë misionin e tij. Mision që e vazhdon edhe sot në Vatikan.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PapaFrançesku#ErnestSimoni#TopChannelNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке