Lufta në Ukrainë, Kulla: Nëse palët s’ulen do përsëritet historia e ish-Jugosllavisë

Описание к видео Lufta në Ukrainë, Kulla: Nëse palët s’ulen do përsëritet historia e ish-Jugosllavisë

#rtvora #ilirkulla #betinjuma #intervista #ukraine #rusi

Analisti Ilir Kulla, teksa ka komentuar luftën në Ukrainë, shprehet se përparime në bisedimet mes palëve Moskë- Kiev, do të ketë, por megjithatë kjo nuk do të thotë që konflikti të marrë fund brenda një kohe të shkurtër.

Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Beti Njuma, Kulla u shpreh se NATO nuk është angazhuar në luftë, pasi sipas tij nëse do të kishte ushtri të kësaj aleance në Ukrainë, konflikti do të kishte përfunduar.

Ilir Kulla: Përparime në bisedime do të ketë, por kjo nuk do të thotë që të presim paqen as javën tjetër dhe as muajin tjetër. Përsa kohë palët vazhdojnë dhe përparojnë në konfliktin e tyre dhe aleatët e tyre janë në pikat që nuk mund të jetë e mundur që të mos flasë asnjëri, do të thotë se konflikti vazhdon. E vërteta është se Turqia e ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme ushtarakisht Ukrainën. Turqia ka dhënë ndihma ushtarake po në të njëjtën formë sa edhe Britania e madhe dhe SHBA, por në të njëjtën kohë ka ruajtur dhe urat e komunikimit me Rusinë. Turqia ka marrëdhënie historike me rusët dhe me popullsitë ruso-folëse.

NATO nuk është angazhuar. NATO nuk do të angazhohet. I vetmi angazhim që ka marrë është që të çojë disa trupa shtesë në territoret e vendeve të NATO-së. Po të kishte pasur një ushtri të NATO-së të vendosur në Ukrainë, konflikti do të kishte mbaruar.

Strategjia ruse është: Të mbajmë Kievin nën presion, si dhe ndërtojë një lidhje tokësore midis vendeve sepse në eksperiencën ruse por edhe Ukrainase, historia tregon se trupat e Hitlerit humbën sepse nuk kontrolluan dot lumin sepse ishte furnizuesi i armatimeve.

Ai tha se nëse palët nuk do të ulen dhe të flasin për zgjidhjen e konflikti, historia e ish-Jugosllavisë do të përsëritet.

Ilir Kulla: Nëse palët nuk ulen sot me këto kërkesa ne do të na përsëritet historia e ish-Jugosllavisë. Kur të ulen pastaj do të duhet të lëshojnë shumë më shumë se kaq. Nëse vazhdon lufta, nëse vazhdon shkatërrimi ekonomik i botës do të vihet në pikëpyetje ekzistenca e Ukrainës.

Për më shumë lexoni: https://www.oranews.tv/bota/kulla-nes...

Follow RTV Ora

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2sPcqj3

Facebook:   / rtvora  

Instagram:   / rtvora  

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Për më shumë na ndiqni në www.oranews.tv, linku në bio!

Për emisionin e plotë na ndiqni në kanalin e Youtube, RTV Ora

Комментарии

Информация по комментариям в разработке