Përmbledhja politike, partitë politike vijojnë fushatën elektorale me simpatizantët -12 Qershor 2009

Описание к видео Përmbledhja politike, partitë politike vijojnë fushatën elektorale me simpatizantët -12 Qershor 2009

Lajme arkiva 2009

Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, zhvilloi një tubim elektoral me mbështetës e simpatizantë të kësaj force politike në qytetin e Vlorës. Duke u ndalur në problematikën e qytetarëve të thjeshtë Meta tha, se Plani për Veprim është ai që do të nxjerrë vendin nga varfëria në të cilën është zhytur.

Ilir Meta: “Plani ynë për Veprim ndihmon komunitetin tuaj që nga heqja e tatimit për të ardhura dhe pagat e ulëta deri në 250 mijë lekë në muaj e deri tek lehtësirat që bëhen për pagat nga 250 deri në 500 mijë në muaj, e deri tek përgjysmimi i TVSH-së për faturat e energjisë elektrike dhe tek çmimi i subvencionuar për 300 kilovat orë në muaj për konsumatorët familjarë”.

Sipas numrit një të Lëvizjes Socialiste për Integrim sistemi proporcional e ka forcuar edhe faktorizuar këtë Lëvizje e cila do të vendosë prioritetet në programin e qeverisë së ardhshme të 29 qershorit.
...
Kreu republikan, Fatmir Mediu, ishte i pranishëm në një tubim elektoral të kësaj force politike në qytetin e Krujës. Duke i ftuar të pranishmit të votojnë PR-n në zgjedhjet e ardhshme Mediu tha se 28 qershori është dita kur shqiptarët do të shprehin vullnetin politik për të ardhmen e tyre.

Fatmir Mediu: “Zgjedhjet e 28 qershorit janë një moment i rëndësishëm ku gjithsecili nga ju shkon dhe voton për fëmijët e tij, shkon dhe voton për veten e tij, shkon dhe voton për familjen e tij, shkon dhe voton për Krujën, për Shqipërinë që e duam, voton për kombin shqiptar që ka një të ardhme, sot në NATO dhe nesër në BE”.

Sipas numrit një të partisë republikane anëtarësimi i vendit në NATO vërtetoi dhe një herë se shqiptarët janë qytetarë të denjë në Europë të cilët dëshmojnë për një Shqipëri të lirë demokratike. Shqiptarët kanë hedhur një hap të sigurt përpara dhe këtë nuk e konstatojmë vetëm ne, por edhe ndërkombëtarët-vijoi Mediu.
...
Ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, njëkohësisht kandidat i parë në listën e deputetëve të qarkut Dibër, i shoqëruar edhe nga kandidat të tjerë dhe përfaqësues të pushtetit lokal, ka vizituar tregun e qytetit të Burrelit. Gjana ka biseduar gjerësisht me tregtarët dhe u ka premtuar atyre se në mandatin e dytë do të ketë edhe më tej reduktim të taksave.
...
Kandidati për Deputet i Partisë Socialiste, Ben Blushi, në takimet elektorale me banorët e Arzës është shprehur se ekonomia e vendit është më e rrënuar se kurrë në këto 4 vite.

Ben Blushi: “Gjithë këta fëmijë vajza apo djem që rriten në fshat me dëshirën për të mbetur këtu kur shohin se sa e vështirë është, kur shohin se fshati mund të bllokohet 3 apo 4 muaj nga dimri dhe pastaj duhet 3 apo 4 muaj për të rifilluar jetën në pranverë edhe në vjeshtë. Këta rriten me dëshirën për të ikur nga fshati. T’i thoni kujdo që sot jeton në emigracion, në rast se do të investojë duke filluar nga 28 qershori, në fshatin e vet të ngrejë një biznes apo një agro biznes në fshatin e vet, 3 vjet nuk do paguaj asnjë taksë”.
...
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, zhvilloi një sërë takimesh në komunën e Karinës në Peqin.

Valentina Leskaj: “Dje kryeministri ka vajtur me disa makineri në Gramsh tek prita e Banjës për të inauguruar punimet për hidrocentralin e Banjës. Në parlamentin shqiptar është miratuar një marrëveshje për koncesionin e hidrocentralit të Bënjës që punimet do të fillojnë pas 60 muajsh. Kryeministri ka vajtur dje, ka filluar inaugurimet. Unë do t’u lutesha sot të shkoni atje po patë një makineri”..../tvklan.al


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке