Top Channel/ 13 vjet në pritje, Ana Veizi u rrit duke kërkuar urdhëruesit e vrasjes së të atit

Описание к видео Top Channel/ 13 vjet në pritje, Ana Veizi u rrit duke kërkuar urdhëruesit e vrasjes së të atit

Ana Veizi-“Babai iku nga jeta kur unë isha vetëm 10 vjeçe. Kam imazhin e tij. Kam imazhin këtu. Nuk më ikën asnjëherë nga mendja. Ka raste qe zgjohem me këtë imazh nga gjumi. Doja vetëm ta përqafoja. Sinqetisht, ta dija nëse nuk do ta takoja më do ti jepja një përqafim dhe ta ndjeja edhe njëherë aromën e tij ngrohtësinë e tij”.

Në këtë përkujtim të 13-të, të 21 Janarit, dhimbja nuk është ndalur. Vitet kalojnë me shpejtësi duke vijuar së prodhuari lot tek familjarëve të katër viktimave. Ana Veizi vajza e Ziver Veizit në një rrëfim të gjatë e intervistuar për programin Exclusive në Top Channel nga gazetari Muhamed Veliu, me emocione të forta tregon se çdo të thotë të rritesh vetëm, pasi plumbat e gardës së republikës i morën jetën e babait duke e lënë jetime bashkë me vëllain Keidin.
Muhamed Veliu: Ana ju kaloni shpesh në këtë vend ku babai juaj u vra në 21 Janar 2011. Çfarë ndjesie keni sa herë kaloni këtu?

Ana Veizi-“Realisht për mua është shumë e vështirë sa herë kaloj këtu. Unë duke qenë se jetoj në Tiranë ndaloj shpesh tek ky vend dhe më sjell kujtime jo të mira. Më kap ankthi. Ndjehem shumë keq. Përlotem dhe iki”.
Muhamed Veliu: Ankthin për mungesën e babait si e amortizoni?

Ana Veizi-“Përpiqem duke e mbushur vetëm time se një ditë do të zbardhet e drejta”

Me mijëra mbështetës të opozitës socialiste mbërritën përpara kryeministrisë për të protestuar si sot 13 vite më parë.
Protesta ishte thirrur nga Partia Socialiste pas publikimit të një videoje, ku ministri i Jashtëm i kohës, Ilir Meta, akuzohej se po diskutonte një aferë korruptive e transmetuar në emision Fix Fare në Top Channel.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga ana e Gardës së Republikës, më 21 janar 2011 u vranë Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, si dhe u plagosën mbi 10 protestues të tjerë.
Aleks Nika viktima e katërt humbi jetën disa ditë më pas, Ishte i qëlluar me një plumb në kokë.
Qeveria e Sali Berishës menjëherë pas vrasjeve bëri gjithçka për ta larguar përgjegjësinë nga vetja.
Shefi i opozitës Edi Rama nuk nguroi ta quante një krim shtetëror por deri mbrëmjen vonë të asaj nate nuk e kishte në dorë provën e artë të faktimit se ishte një vrasje e urdhëruar nga brenda godinës së kryeministrisë.
13 vite më pas për Exclusive gazetari Artan Hoxha rikthehet në të njëjtin ballkon ku qëndroi më 21 janar 2011. Tregon ndjesinë që përcjell kjo ngjarje për të.

Artan Hoxha-“Me kalimin e kohës kjo ngjarje dhe sidomos mënyra si rodhi kjo ngjarje më kthehet në një ditë trishtimi. Nëse në vitet e para kisha një lloj sadisfaksioni profesional sepse ishte një nga ato ngjarje që ti si gazetar uron ta kesh njëherë në jetë ta kesh mundësinë. Ndërkohë tani pas kaq vitesh unë përpiqem q ë në 21 Janar në fakt të kaloj diku herët në mëngjes. Shikoj ato pllakatet e vetmja gjë që më duket pozitive që është bërë. Kaloj si një lloj ngushëllimi ndaj tyre. Rikujtoj për një moment ngjarjen e pastaj më mbrapa më kap një fazë trishtimi për pamundësinë dhe pafuqinë për ti dhënë një zgjidhje kësaj ngjarje.”

Përkujtimi i 13-të i 21 Janarit e gjen këtë çështje me një vendim të Gjykatës së Strasburgut ku i kërkon shtetit shqiptarë, “të identifikojë dhe ndëshkojë përgjegjësit për vrasjen e vitit 2011 përpara Kryeministrisë”. Vraja e Aleks Nikës ende pa autor shpresohet të zgjidhet nga një laborator kriminalistik në Itali.

Artan Hoxha-“Unë nuk pres një rezultat konkret nga predha që është dërguar për Aleks Nikës sepse kur ka dhënë një përgjigje laboratori më i mirë në botë i FBI nuk besoj se mund të japë një rezultat më të mirë nga ai i FBI.
Sonte ora 20:15 në Exclusive në Top Channel. 21 janari 13 vite më pas. Ana vijon të kërkojë drejtësi



Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopChannelNews#21Jnari#ZiverVeizi

Комментарии

Информация по комментариям в разработке