Shpata jon gris ferman - Grupi i Vranishtit

Описание к видео Shpata jon gris ferman - Grupi i Vranishtit

Teksti dhe realizimi: - Muhamet Tartari.
Vënë në skenë në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, 1983.
Në radhën e valles: nga e majta në të djathtë - Arap Çeloleskaj, Selman Aliaj, Mitat Habili,
Spiro Çino, Zini Janushi, Sinan Gjoleka, Kastriot Limaj, Bektash Bashoj.
Bego Vangjeli, Leko Gjoleka dhe Sulo Bozhani..
(tre te fundit jane treshja e famshme e Dukatit )

Mesaplik te rrapi tënë
këmbë kryq ngrëmë kuvëndë.

Këmbë kryq ngrëmë kuvëndë
Shqipëri na ke në këmbë.

Shqipëri na ke në këmbë
mbrojmë lirinë e nderin tëndë.

Mbrojmë lirinë e nderin tëndë
lidhëm besë e fjalën dhamë.

Lidhëm besë e fjalën dhamë
s`japim xhelep as nizamë.

S`japim xhelep as nizamë
shpata jonë gris fermanë.

Shpata jonë gris fermanë
kanë zotë trojet tanë....

Комментарии

Информация по комментариям в разработке