Çaste nga Festa 📍Gur Këlcyrë AUTOKTONË!

Описание к видео Çaste nga Festa 📍Gur Këlcyrë AUTOKTONË!

Mirëmbrëma të gjithëve !
Ju faleminderoj që keni ardhur në këtë festë të fshatit Gur Këlcyrë e vjetër ! Ky fshat i ka hedhur themelet që në lashtësi duke u vendosur në shpat të malit Trebeshinë ku sot janë dhe rrënojat e të parëve tanë. Egzistoi ky fshat këta njerëz,këto fise ku dhe hodhi themelet qyteti i Këlcyrës pra ta themi me plot gojë që ne jemi trashëgimtarët e vetëm të krijim të Këlcyrës dhe të jemi krenar për këtë gjë.


Në radhë të 1 dua të falënderoj gjithë organizatorët e kesaj feste takim çmallje me njerëzit , të afërmit shokët dhe shoqet e fëmijërisë të tokën që na rriti .
Ky është viti i 3të i festës dhe dua të falënderoj gjithë kontribuesit që bënë të mundur që sot të kemi këtë orkestër të mrekullueshme! Për të bërë gjëra të bukura si organizimi i festës apo në rastin e ndërtimit të kësaj çezme madhështore jo vetëm për banorët e fshatit por të gjithë komunitetit një vend të rëndësishëm zënë dhe kontribuesit dhe njëhere faleminderit!

Sot do të kercejmë nën ritmet e muzikës së këngëtares së njohur Kozeta Shabani

Organistit Arian Çunai

Këngëtarët që i njohim shumë mirë sepse i kemi artistët e zonës Krenar dhe Leons Rapaj " Ku në këtë rastë Krenari ka bërë dhe një këngë për Këlcyrën të titulluar*Vajza nga Këlcyra*
Sot do të na shoqëroj dhe djalin i fshatit Dj Genti.

Dhe me ëmbëlsira për në fund në klarinetë artistin e gjithë shqiptarisë Ervis Rapaj që ne jemi krenar që e kemi djalin e fshatit plus që ai e ka trashëgimi nga i ati që ka qenë pjesë e sazeve të Këlcyrës Nokja i firzamonikës!
Visi është Laver Bariu i Shqiptarisë
Kot nuk është ngrit dhe kënga me pasqyra plot me ngjyra me ty krenohet gjithë Këlcyra




Para se të fillojmë të festën unë dua të kujtoj disa njerëz që nk janë midis nesh dhe kujtimi i tyre do mbetet përgjithmonë!

Hodo Kamberaj" Gjysh Hodon

Dalip Hadaj dhe Ardian Hadaj

Ali dhe Skënder Velo

Lume Labin dhe Islam Osmanaj

Nën Sosen

Para se të mbaroj këtë fjalim unë kam krijuar disa vargje për fshatin:

Sa e lartë është Trebeshina
Shumë i bukur është behari
Mblidhen bashkë në mes të gushtit
Gurakët me njeri tjetrin

Gur Këlcyrë TROJË E VJETËR
ME xhami e me Shën Pjetër
Djem azgan e vajza rrite
Prit e percill për çdo vit

Në 20 gusht behari
Takohemi tek çezma e fshatit!

Organizatorët Moreno Allamani,Eri Xhavara, Albano Allamani.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке