Logo video2dn
  • Сохранить видео с ютуба
  • Категории
    • Музыка
    • Кино и Анимация
    • Автомобили
    • Животные
    • Спорт
    • Путешествия
    • Игры
    • Люди и Блоги
    • Юмор
    • Развлечения
    • Новости и Политика
    • Howto и Стиль
    • Diy своими руками
    • Образование
    • Наука и Технологии
    • Некоммерческие Организации
  • О сайте

Скачать или смотреть Top Channel/ 2022 ishte viti i emigrantëve, fitues të sondazhit për Personazhin e Vitit

  • Top Channel Albania
  • 2022-12-31
  • 1360
Top Channel/ 2022 ishte viti i emigrantëve, fitues të sondazhit për Personazhin e Vitit
lajmetop channeltop channel shqiperitop channel youtubetopchannel albaniatopchannelalbania2022 ishte viti i emigrantëvefitues të sondazhit për Personazhin e Vitit
  • ok logo

Скачать Top Channel/ 2022 ishte viti i emigrantëve, fitues të sondazhit për Personazhin e Vitit бесплатно в качестве 4к (2к / 1080p)

У нас вы можете скачать бесплатно Top Channel/ 2022 ishte viti i emigrantëve, fitues të sondazhit për Personazhin e Vitit или посмотреть видео с ютуба в максимальном доступном качестве.

Для скачивания выберите вариант из формы ниже:

  • Информация по загрузке:

Cкачать музыку Top Channel/ 2022 ishte viti i emigrantëve, fitues të sondazhit për Personazhin e Vitit бесплатно в формате MP3:

Если иконки загрузки не отобразились, ПОЖАЛУЙСТА, НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если у вас возникли трудности с загрузкой, пожалуйста, свяжитесь с нами по контактам, указанным в нижней части страницы.
Спасибо за использование сервиса video2dn.com

Описание к видео Top Channel/ 2022 ishte viti i emigrantëve, fitues të sondazhit për Personazhin e Vitit

Tradita e përvitshme e Top Channel për të zgjedhur personazhin e vitit vazhdoi edhe për 2022, përmes sugjerimeve tuaja në një sondazh disa javor në faqen e internetit të top-channel.tv . Si propozimi më I shpeshtë nga ju, emigrantët po ashtu morën edhe numrin më të madh të votave… Në garë me emra të njohur nga kultura, sporti, drejtësia, humanizmi që kanë lënë shenjë për vitin 2022, mijëra shqiptarë zgjodhën emigrantët. Ata ishin kryefjala e gjithë debateve social-politike. Largimi masiv i të rinjve nga Shqipëria plot sakrifica mori vëmendje ndërkombëtare dhe veçanërisht ishin emigrantët ata që ngritën zërin me forcë në Londër kundër diskriminimit të tyre. Momenti më i vlerësuar dhe që ka mbetur në memorien e njerëzve është protesta e emigrantëve në Angli kundër deklaratave dhe cilësimeve nga zyrtarë të lartë anglezë por edhe në media si kriminelë. Teksa nuk duhet harruar se kontributet e emigrantëve për familjet që kanë lënë në Shqipëri janë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare. Në listën e Top Channel me 10 personazhe të vitit 2022, në vend të dytë renditet Dua Lipa, vajza shqiptare më e famshme në botë e cila duket se ka rrëmbyer edhe më shumë zemrat e shqiptarëve me marrjen e pasaportës shqiptare. Me ngjyrat kuq e zi të flamurit, Dua Lipa u bë lajm botëror gjithashtu me koncertin madhështor më 28 Nëntor të organizuar në sheshin skënderbej, duke bërë marketingun më pozitiv për Shqipërinë dhe shqiptarët. Numër të përafërt votash kanë sportistët triumfues që e kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë. Luiza Gega, atletja më e mirë shqiptare është bërë kampionia e parë shqiptare e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës e gjithë Europa e pa atleten me lot gëzimi dhe flamurin kuqezi në krahë qe e valëviti në gjithë pistën. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, dy futbollistët me origjinë nga Kosova ngritën peshë zemrat e gjithë shqiptarëve në botë kur sërish kishin rolin kryesor në fitoren e ekipit të Zvicrës kundër Serbisë në kampionatin botëror. Gjithashtu, vajzat e talentuara të ekipit të futbollit të Vllaznisë për herë të parë mundën të bëjnë atë që asnjë ekip shqiptar futbolli nuk e ka arritur. Kalimin në fazën e ndeshjeve në grup në Champions League. Edhe Armando Broja, futbollisti i Kombëtares shqiptare, djali i një familje emigrantësh në Angli është bërë titull kryesor në botën e sportit për talentin e tij shumë premtues… Shqiptarët kanë vlerësuar edhe aktin heroik të Anri Kashikut, 18 vjeçari që humbi jetën në bregdetin e Durrësit duke shpëtuar nga mbytja vëllain e tij të mitur dhe shokun e tij 15 vjeçar. Ndër të tjera, shqiptarët kanë shpresa se Spak do të ndryshojë fytyrë me zgjedhjen e kreut të ri, Altin Dumanin. Ata kanë votuar Altin Dumanin me besimin se ai do të godasë veçanërisht korrupsionin në nivelet e larta dhe do të çojë pas hekurave ata që cilësoheshin të paprekshëm….

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Personazhi#TopChannelNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке

Похожие видео

  • О нас
  • Контакты
  • Отказ от ответственности - Disclaimer
  • Условия использования сайта - TOS
  • Политика конфиденциальности

video2dn Copyright © 2023 - 2025

Контакты для правообладателей [email protected]