💥 Sekretet për një reçel pjeshke perfekt.👌🍑 Ngjyrë aromë dhe shije fantastike 💯

Описание к видео 💥 Sekretet për një reçel pjeshke perfekt.👌🍑 Ngjyrë aromë dhe shije fantastike 💯

Ngjyrë dhe aromë fantastike 👌

🍑Reçel pjeshke🍑

✍️ Përbërësit:

🔸2.5 kg Pjeshkë
🔸1 kg sheqer
🔸 Lëngun e një limoni

✍️ Përgatitja:

Pjeshkët i lajmë, i pastrojmë nga lekura, i ndajmë në copa dhe i vendosim ne tenxhere.

Shtojmë masën e sheqerit, lëngun e limonit dhe i lëmë për 2-3 orë sa te lëshojnë lëngun.

(Pjeshkët ishin mjaft te embla dhe te pjekura mirë dhe kjo masë sheqeri ishte mjaftueshem.
Nese pjeshkët që do perdorni nuk la shumë embelsi mund tju duhet pak me shume sheqer)

Jo me shumë pasi ndryshon ngjyra dhe nuk merr këtë ngjyrë te arte ne perfundim.

Pasi kane leshuar lëngun dhe sheqeri eshte tretur, duket edhe me sy e vendosim ne zjarr normal. (Tek 9 psh)

Pasi merr vale dhe krijohet shkuma e heqim, dhe vazhdojmë zierjen ne zjarr mesatar. (Tek 5)

Gjatë zierjes nuk e përziejmë asnjëherë, thjeshtë e ulim poshtë me ndihmen e nje luge, si tregohet ne video.

Mua me mori 35 minuta kohë.

Nëse nuk arrini ta dalloni dot kur është gati, shtoni disa pika receli ne nje pjatë te ftohtë dhe nëse trashet pak është gati.

Nëse doni ta ruani mbushim vazot ashtu si është i nxehteydhe i kthejme direkt permbys ne mënyrë që te vulosen mirë.

Me 2 kg pjeshkë mbushet një vazo qelqi normale 1 litër.

Nëse do përgatisni më shumë shtoni masat.
Ju bëftë mirë nëse do e provoni
#çtëhaç

#sofra__ime
#reçel #fruit #peach #marmalade #kuzhinatradicionaleshqiptare l #biofood #cooking #cookwithme #healthyfood #healthyrecipes #albania #blogger #greek #bio #gatuaj #shije #foodporn

Комментарии

Информация по комментариям в разработке