Bregu: Durim Bami refuzoi të vriste Nikulajn. Vendimi për ekstradimin e 4 të arrestuarve, pozitiv

Описание к видео Bregu: Durim Bami refuzoi të vriste Nikulajn. Vendimi për ekstradimin e 4 të arrestuarve, pozitiv

Gjykata britanike vendosi ekstradimin drejt Shqipërisë të 4 nga 5 të arrestuarve për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në 19 prill të vitit të kaluar në Shëngjin. Gjyqtari Daniel Sternberg, vendosi në favor të ekstradimit në Shqipëri të Edmond Haxhisë, si dhe britanikëve Thomas Mithan, Harry Simpson dhe Harriet Bridgeman.
Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve të MCN TV se ky vendim është një sinjal pozitiv për t’u marrë në pyetje të gjithë ata që bashkëpunuan në vrasjen e Nikulajt.
Bregu theksoi se në Shqipëri asnjë person nuk e kishte marrë përsipër vrasjen e Nikulajt pasi nuk dëshironin të përballeshin me këtë fis, dhe ka qenë kjo arsyeja pse Lekstakajt krijuan grupin e britanikëve.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке