Në vitin 2009, në prag të zgjedhjeve parlamentare, kryeministri i atëhershëm Sali Berisha do të deklaronte se "ne rikthejmë rrugën e lashtë Egnatia, rrugë në të cilën, në shekuj e shekuj, karvanët e shqiptarëve udhëtuan për tregti e qëllime të tjera". Sipas tij, kjo rrugë shkurtonte në mënyrë shumë të ndjeshme distancën e Korçës, Bilishtit e Kolonjës me Tiranën. Gjatë mandatit të tij të dytë 4-vjeçar, u shtruan vetëm 3 kilometra rrugë të aksit Qukës-Qafë Plloçë.
Por, edhe gjatë dy mandateve të Rilindjes, rruga ende nuk ka përfunduar. Megjithëse është vetëm 40 kilometra i gjatë, projekti ka ndryshuar disa herë. Përgjatë 11 viteve, shtetarët kanë dhënë disa afate kur do të përfundojë. Në 2017, 2018, 2019 dhe aktualisht në 2020. Por, në terren, ka edhe shumë punime.
Në tetor 2016, kryeministri Edi Rama tha se "ky është një nga projektet e Saliut me probleme të mëdha inxhinierike". Megjithatë, z.Rama nuk përmendi datën se kur do të përfundonte ky aks. Dy vite më vonë, në muajin janar 2018, ministrat Ahmetaj dhe Gjiknuri shkuan në këtë segment rrugor dhe "premtuan" se "rruga përfundon në vitin 2019. Projekte me shumë probleme, në terren shumë të vështirë".
"Fiks Fare" siguroi një raport nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ku thuhet se "kostoja e përgjithshme e vlerësuar e projektit është 152 milionë USD". Por, ndryshimet e projekteve, kanë sjellë fryrjen e kostove në plot 73.6 milionë USD. Pra, më shumë se gjysma e vlerës së projektit fillestar. Në total, kjo rrugë do t'i kushtojë shqiptarëve plot 225.6 milionë USD!
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel
Информация по комментариям в разработке