Sabri Godo për zonat zgjedhore: Nuk e prisja këtë nga Vangjel Dule (6 Shkurt 2005)

Описание к видео Sabri Godo për zonat zgjedhore: Nuk e prisja këtë nga Vangjel Dule (6 Shkurt 2005)

Lajme Arkiva 2005

Duke komentuar mos marrëveshjen për zonat zgjedhore, z. Sabri Godo ka kritikuar përçarjen që synohet të arrihet me zonën e pastër etnike në jug të vendit.

Sabri Godo: “T’i ndash tani në kufi këta, ta quash si zonë të pastër etnike është si të ndjekësh një çik politikën e këtij Nicolas Gejxh, ky kërkon të na ndajë neve. Mua kjo nuk më duket një gjë e mirë sepse ne shkojmë gjithnjë, quhet përfshirje dhe mos të ketë asnjë dallim dhe në të vërtetë nuk ka. Un e kam konsideruar zotin Dule një politikan me mend, të arsyeshëm dhe të urtë, e kam fjalën për kryetarin e partisë PDNJ-s. Ai nuk duhet të kërcënojë me bojkotim, në rast se nuk bëhen ndarjet e zonave ashtu si i kërkon ai. Më duket se duhet tërhequr nga pozita të tilla. Unë thashë të mos bie rob të nxitjeve që vijnë nga jashtë të atyre që kërkon ky Geixh që e konsidderon një klub i mbetur nga koha e kaluar në Greqi.”

Godo ka fajësuar dy partitë e mëdha se po mendojnë vetëm për rezultatet individuale.

Sabri Godo: “Forcat politike pa hyr në atë se kush ka të drejtë ose jo duhet të ngrihen në nivelet e përgjegjësisë së që kërkon koha. Duhet të çedojnë edhe një cik në atë që quhet interes partiak gjithnjë duke menduar se si do të bëhet për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve. Por, unë duhet të zhvillojmë bisedimet e të ngutshme, të shpejta, ndërmjet forcave policore të pa kaluar në parlament. Në qoftë se secili vendos në kokë të tij mbi at që do të bëjë njëri do t’i bjerë kullës de tjetri çekanit këta do të prishin zgjedhjet. Prandaj Socialistët nuk duhet ta bëjnë kurrsesi një hap të tillë. Duhet të përpiqen duhet të çedojnë medoemos të bien në një mendje me partinë Demokratike e cila nga ana e saj gjithashtu duhet të bëjë ndonjë cedim atje ku e shikon ajo të mundur.”

Sipas Godos zgjedhjet duhet zhvilluar të paktë në me të muajit qershor për të evituar abstenimin ndërsa duhet që edhe emigrantët të marrin pjesë në zgjedhjen e qeverisë së vendit ku kanë rrënjët.
Sabri Godo: “Mund të bëhet fjalë për 800 mijë shqiptarë dhe këta nuk janë njerëz të shpërngulur prej këtej. Këta kanë shkuar të punojnë atje. Rrënjët i kanë këtu dhe duan të dinë se ç’qeveri do të kenë./tvklan.al

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке