Si u mblodhën në Bogë, bjeshkatarët, në Festën e Çobanit! Flet Gëzim Olaj! | Shqip nga Rudina Xhunga

Описание к видео Si u mblodhën në Bogë, bjeshkatarët, në Festën e Çobanit! Flet Gëzim Olaj! | Shqip nga Rudina Xhunga

Mes Alpeve hijerënda që e rrethojnë, Boga priti e përcolli mijëra njerëz që kënduan, kërcyen e gëzuan në “Festën e Çobanit” e cila u mbajt më 15 dhe 16 qershor. Ishte sipërmarrësi i Kullës dhe Bunit të Bajraktarëve, zoti Gëzim Olaj, që e organizoi këtë festë në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit. Zoti Olaj erdhi sonte në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV për të treguar “Festën e Çobanit”, që bëri bashkë bjeshkatarët e Alpeve, shoqatat kulturore nga Mali i Zi, nga Plava e Gucia, nga Rugova e Kosovës, nga Ulqini, nga Vlora që me ansamblin “Bilbilat e Labërisë” i këndoi Bogës së blertë. I gjithë organizimi festiv ishte i lidhur ngushtë me Xhubletën, në prehrin e së cilës u rritën barinj rrëzë Alpeve Shqiptare.
Dasma tipike malësore që u organizua posaçërisht për të treguar si e kremtojnë dashurinë bjeshkatarët e Alpeve, me këngë e vallë, sofra të shtruara me ushqime tradicionale, ishte momenti më i bukur i festës.
Ndërsa pika kulmore ishte kur bjeshkatarët parakaluan me gjedhët e tyre, dhie e dele, mes të cilave u zgjodh me juri dhe dashi më i bukur i tufës, që në fund mori edhe një çmim simbolik.

Zoti Olaj thotë se me këtë festival përcollën më së miri traditat, doket dhe zakonet e bjeshkatarëve, për t’u lënë një gjurmë edhe të rinjve, brezit të ardhshëm që të mos harrojë ku i ka rrënjët. Se janë rrënjë të forta, që i ka ngulitur Xhubleta dhe shtegtimi i bagëtive, për të cilat njihet shumë Malësia.

Subscribe "Dritare TV": https://www.youtube.com/c/DritareTV?s...

Për më shume lajme dhe informacione kliko KËTU:
https://www.dritare.net​

Like faqen Dritare.net në Facebook:
  / portali.dritare​  

Follow Dritare TV në Instagram:​
  / dritare_tv  

Follow Rudina Xhunga në instagram:
  / rudinaxhunga  

Follow Rudina Xhunga në Twitter:
  / rudinaxhunga​  

DritareTv, është një web televizion, i dritare.net.
Ne jo vetëm informojmë, por dhe mirëinformojme.
Nëse kërkon një dritare, ja ku është DritareTv.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке