Rudina/ Milaim Zeka dhe Edlira Qefalia rrefejne historine e dashurise (28.02.2018)

Описание к видео Rudina/ Milaim Zeka dhe Edlira Qefalia rrefejne historine e dashurise (28.02.2018)

Milaim Zeka është një deptutet shumë aktiv në parlamentin e Kosovës, në logon e partisë “Nisma për Kosovën”, ndërsa bashkëshortja e tij Edlira Qefalija Zeka, është një gazetare shqiptare, e cila ka punuar për vite me radhë në disa televizione shqiptare.
Ata ishin sot të ftuar në studion “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë.
Çifti janë njohur në vitin 2005 dhe duke qenë se edhe ai ishte gazetar janë njohur nëpërmjet profesionit të tyre dhe kanë dy vajza, e madhja Ema Li 9 vjeç dhe Amelia Iden 20 muajshe. Për Milaimin martesa me Edlirën është e dyta, nga martesa e parë ai ka dy vajza që jetojnë në Suedi.
“Në fakt unë Edën e kam parë përmes televizorit, ka qenë prezantuese e motit. Unë kurrë në jetë nuk e kam parë motin. Por kur isha në Suedi me mikun tim Avni Spahiu e pamë dhe ai më tha: Dua ta takoj dhe të pi një kafe me këtë vajzën. Dhe unë erdha një natë në “Alsat” dhe u takuam”, tha Milaimi.
“Ndërkohë që ne po pinim kafe dhe ishim me disa gazetar të huaj Milaimi u kthye nga unë dhe më tha: Oj ti çik a ke ndonjë lidhje serioze dhe po mendon për martesë? Dhe unë i thash: Më fal por kjo është një pyetje shumë personale, për çfarë të intereson ty? Dhe Milaimi ma ktheu: Po du me u martu me ty.Dhe ende nuk e di për kokë të kalamajve se si e gjeta veten të fejuar pas dy javëve. E vetmja gjë që më ka shtyrë drejt tij ka qenë guximi. Kishte guxim të frikshëm”, tregoi më tej bashkëshortja e gazetarit Edlira Qefalia teksa tha se kjo ndodhi që në takimin e parë.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке