( E plotë ) Ilir Meta 15 minuta "sulm" Dumanit: Kushëriri Nuredinit, karafil që po vret pluralizmin

Описание к видео ( E plotë ) Ilir Meta 15 minuta "sulm" Dumanit: Kushëriri Nuredinit, karafil që po vret pluralizmin

#ilirmeta #altindumani #metasulmondumanin #spak #ilirmeta #altindumani #metadumani


Menjëherë pas reagimit të kreut të SPAK Altin Dumani i cili mohoi aludimet e Ilir Metës për lidhje me ish-agjentin e FBI-së Charles McGobigal, kreu i PL-së u pyet nga gazetari i “Ora News” Isa Myzyraj lidhur me këto akuza të rënda. Në përgjigje, Meta mohoi se kemi të bëjmë me një sulm ndaj organeve të drejtësisë.

Meta tha se kushëriri i Altin Dumanit, Nuredini ka vrarë, ndërsa kreu i SPAK po vret pluralizmin.

Ilir Meta: Kushëriri i tij, Nuredini ka vrarë, ndërsa Altin Dumani po vret pluralizmin. Ky karafil kërkon të bëhet vrasës i demokracisë.

Nuk ka ekzistuar asnjë sulm imi si President apo kryetar i PL ndaj SPAK-ut. E kam bërë të qartë se zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota ishte kapje flagrante e SPKA dhe Prokurorisë sepse në këtë mënyrë u kap KLP.

Ju prisni të thotë kushëriri i Nuredinit që ka takuar McGonigalin? Të thotë që ka shkuar disa herë të Fier tek zoti Kastriot Ismanili që të dëshmonte kundër Ilir Metës që ai të dilte nga burgu dhe ky që nisi procedimin ndaj Ilir Metës, mbi bazën e një delokuenti që është dënuar për dhunë në familje, ky që thërret dëshmitar Ilir Matën që e ka vendin në burg…

Nuk presim sinqeritet e integritet nga një i papërgjegjshëm që thotë publikisht se gjykata do vendosë atë që thotë prokuroria. Nuk presim ndonjë integritet nga dikush që ka hyrë thellë në lojërat politike të Ramës.

Nuredini pavarësisht se është një personazh i një bote që e ka zgjedhur vbvetë, ka për mua një integritet më të madh se kushëriri i tij, sepse ky është zgjedhur për të repsoektuar Kushtetutën, pëtr t;i hsërbyer drejtësisë e për t’u bërë vegël e shëmtuar e politikës. Mnuredini ka bërë vrasje, port ky karajfil kujton se mund të bëhet vrasës i suksesshëm i pluralizmit në vend.

Nëse SPAK qenka shpresë e madhe, le të dalë si parti politike dhe të marrë votat. Laraskat mund të kapin ato, por ka 300 mijë Vojo Kushë Partia e Lirisë. I ka këtu, i ka në Angli, Amerikë, Bruksel dhe në mbarë botën.

Kreu i partisë së Lirisë Ilir Meta, në një deklaratë për shtyp foli edhe në lidhje me aludimet se deklarata e djeshme për dhënien fund të nepotizmit në PL.

I pyetur nëse një ndryshim i tillë statutor shënjestron Monika Kryemadhin, Meta tha se i duhet dhënë fund përdorimit të lidhjeve familjare qoftë edhe pa vetëdije.

“Kur flas për nepotizëm nuk i referohem një personi të caktuar por zgjidhje statutore para të cilit jemi të gjithë të barabartë. Flasim për t’i dhënë fund keqpërdorimit të lidhjeve familjare qoftë kur e bëjnë në mënyrë të pavetëdijshme por edhe përdorimi i lidhjeve nga persona të tjerë. Kur flasim për nepotizëm nuk flasim vetëm për PL por edhe Lëvizjes Rinore, dhe jo vetëm për tani por edhe në 100 vitet e ardhshme. Nepotizmi vret meritokracinë”, tha ai.

Për më shumë lexoni: https://www.oranews.tv/politike/meta-...

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2DDddtL

Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s

Instagram   / oranewstv  

Twitter   / oranewsrtv  

Follow Televizionin Ora News

Комментарии

Информация по комментариям в разработке