Kryeministri Edi Rama: Episodi i pestë i sezonit të dytë të podkastit “Flasim” ka një të ftuar special dhe një të ftuar tjetër që shoqëron të ftuarin special. Është hera e parë që kemi një të ftuar special të shoqëruar dhe them të drejtën më vjen mirë që gjendem para një personi të shoqëruar dhe unë jam i pa shoqëruar nga çunat që rrinë pranë meje kështu që mirë se erdhe, Gersi.
Gersi Troka: Faleminderit!
Kryeministri Edi Rama: Gersi Troka është një djalë me aftësi të veçanta, i cili ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, ka fituar medaljen e arit në Lojërat Speciale Olimpike në Berlin. Po?
Gersi Troka: Po.
Kryeministri Edi Rama: Dhe në disiplinën e 200 metrave stil i lirë në not. Pra, ti je një kampion këtu. Unë kam luajtur, por s’kam dalë kampion asnjëherë dhe më vjen shumë mirë që jam përballë një kampioni. Ndërkohë dua t’i uroj mirëseardhjen dhe shoqërueses që është nëna, mamaja, mami i kampionit. Mirë se erdhët dhe më vjen shumë mirë që takohemi pasi jemi njohur pa u njohur....
Mamaja e Gersi Trokës: Faleminderit që na pritët edhe për mikpritjen.
Kryeministri Edi Rama: ..Nëpërmjet një ankese. E mira, një nga të mirat e kësaj punë, është që brenda kësaj të mirës të madhe që kjo punë ka, që të jep mundësinë të takosh njerëz pa fund, të cilët përndryshe mund të mos i kisha takuar kurrë, është që rrugët e takimit me njerëzit, janë të larmishme. Dhe një nga rrugët është - dhe është një nga të mirat e kësaj të mire të madhe, - rruga e ankesave. Mamaja e Gersit më çoi një mesazh ku ankohej se djali ishte lënë pas dore. Po apo jo? Unë mesazhin ia çova Ministres së Arsimit dhe Sportit. Ministrja menjëherë u vu në lëvizje çfarë kishte ndodhur, por unë nuk e dija që në fakt kisha hapur rrugën që të njihesha me një kampion. Tani, kush do flasë përpara? Do flasësh ti apo do flasë mami? Si e keni radhën?
Gersi Troka: Do flas unë.
Kryeministri Edi Rama: Bravo! Mirë se erdhe Gersi dhe më thuaj si ja dole të dalësh kampion olimpik?
Gresi Troka: Unë dola kampion olimpik sepse kam punuar shumë, kam bërë shumë stërvitje gjatë gjithë kohës e nuk jam dorëzuar deri tani që u shpalla kampion noti.
Kryeministri Edi Rama: Bravo! Fantastik! Ndërkohë që si e bën Gersi stërvitjen e notit? Ku, si, sa?
Mamaja e Gersi Trokës: Në fakt e ka filluar që i vogël për arsyet e sindromës që ka dhe na rekomanduan që të merrej me sportin e notit dhe aty pastaj instruktorët panë që djali mund të vazhdonte të stërvitej mirë dhe të merrte pjesë edhe nëpër kampionate ndërkombëtare, por edhe kombëtare këtu brenda vendit, kështu që ka disa vite që shkon jashtë nëpër kampionate ndërkombëtare që organizohen për persona me aftësi të kufizuar intelektuale në përgjithësi dhe për personat me sindromën Doën në veçanti.
Ka shkuar në disa shtete, në Itali, në Kosovë, në Kanada, në Abu Dhabi, ishte në lojërat speciale olimpike të parat që u shoqëruan me organizatën sportive “Special olimpics’’ që kemi ne këtu në Shqipëri. Pastaj ka vijuar në Portugali, që e çuan Kongresi rinor vjet në kuadrin e “Tirana, kryeqyteti evropian i rinisë’’ dhe sivjet morëm pjesë në Lojërat Speciale Olimpike përsëri në Berlin ku fitoi dhe medaljen e artë në garën 200 metra stil i lirë. Stërvitjen e bën me trajnerin e tij Gentian Lama në pishinën Terranda tani. E ka pas filluar tek Nobel dhe tani e bën tek Terranda. Në fakt u jam shumë mirënjohës sepse stërvitjen e bëjnë pa pagesë. Ne nuk paguajmë sa herë që shkojmë për stërvitje. Nuk i kemi të numëruara vajtjet për stërvitje. Tani po stërvitet prapë fort sepse në nëntor është një kampionat në Angli. Vitin tjetër prapë në Turqi është një kampionat që organizohet nga Organizata Ndërkombëtare e Notit për personat me sindromën Doën në Turqi, lojërat “Trisome games” dhe kështu që jemi duke u stërvitur me këtë gjë. Ndërkaq Gersi pasi mbaroi shkollën e mesme profesionale për TIK, u fut në punë. Punoi tek Ëaikiki për rreth 2 vite e gjysmë, deri tani domethënë në shtator që iku meqë filloi Universitetin e Sporteve. Sivjet e finalizuam.
Dhe doja të thoja edhe dy fjalë për ministren Kushi se për ne ajo do mbetet ministrja që realizoi një nga dëshirat e Gersit për të vazhduar universitetin e Sporteve. Në fakt vulën ia vuri vetë Gersi sepse fitoi medaljen e artë, kështu që meqenëse nuk kishte shpërblim tjetër, u mendua që të vazhdonte Universitetin e Sporteve. Dhe kështu që ne e falënderojmë shumë se ajo ishte një nga ato që e dha këtë mundësi. Me ministren e re të Arsimit dhe të Sporteve ndoshta do të kemi dhe me të bashkëpunim të mirë siç edhe me zonjën Kushi për arsye se ajo vjen edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe është shumë e njohur me personat me aftësi të kufizuar intelektuale.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: / klannews
Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Информация по комментариям в разработке