Logo video2dn
  • Сохранить видео с ютуба
  • Категории
    • Музыка
    • Кино и Анимация
    • Автомобили
    • Животные
    • Спорт
    • Путешествия
    • Игры
    • Люди и Блоги
    • Юмор
    • Развлечения
    • Новости и Политика
    • Howto и Стиль
    • Diy своими руками
    • Образование
    • Наука и Технологии
    • Некоммерческие Организации
  • О сайте

Скачать или смотреть Klan News - Trump shpall tarifa të reja ndaj disa importeve

  • RTV KLAN
  • 2025-09-26
  • 239
Klan News - Trump shpall tarifa të reja ndaj disa importeve
albaniaklanklan newsklan youtubelajmertv klanshqiperi
  • ok logo

Скачать Klan News - Trump shpall tarifa të reja ndaj disa importeve бесплатно в качестве 4к (2к / 1080p)

У нас вы можете скачать бесплатно Klan News - Trump shpall tarifa të reja ndaj disa importeve или посмотреть видео с ютуба в максимальном доступном качестве.

Для скачивания выберите вариант из формы ниже:

  • Информация по загрузке:

Cкачать музыку Klan News - Trump shpall tarifa të reja ndaj disa importeve бесплатно в формате MP3:

Если иконки загрузки не отобразились, ПОЖАЛУЙСТА, НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если у вас возникли трудности с загрузкой, пожалуйста, свяжитесь с нами по контактам, указанным в нижней части страницы.
Спасибо за использование сервиса video2dn.com

Описание к видео Klan News - Trump shpall tarifa të reja ndaj disa importeve

Presidenti Donald Trump njoftoi një raund të ri tarifash të larta mbi një gamë të gjerë mallrash të importuara, që pritet të hyjnë në fuqi më 1 tetor.

Në një postim të bërë në platformën Truth Social, Trump sqaroi se këto tarifa do të prekin disa produkte që nuk prodhohen në SHBA, por e gjithë kjo fushatë synon sipas tij mbrojtjen e industrisë vendase dhe "sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara", nga vërshimi masiv i këtyre produkteve nga vendet e huaja.

“Do të vendosim një tarifë 50% mbi dollapët e kuzhinës, banjos dhe produkteve të lidhura, duke filluar nga 1 tetori 2025. Gjithashtu, do të vendosim një tarifë 30% mbi mobiliet me tapiceri. Kjo është një praktikë shumë e padrejtë, por duhet të mbrojmë, për arsye të sigurisë kombëtare dhe të tjera, procesin tonë të prodhimit.”

Me 25% më shumë do të tarifohen kamionët e rëndë të importit, ndërsa Presidenti paralajmëroi goditje të madhe edhe për industrinë farmaceutike globale.

“Duke filluar nga 1 tetori 2025, do të vendosim një tarifë 100% për çdo produkt farmaceutik të markës ose të patentuar, përveç rasteve kur kompania PO NDËRTON fabrikën e saj farmaceutike në Amerikë. ‘Po ndërton' do të thotë se ka filluar ndërtimi ose është në proces. Nëse ndërtimi ka nisur, atëherë nuk do të ketë tarifë.”

Lajmi shkaktoi rënie të menjëhershme në bursat aziatike. Shoqata Amerikane e Prodhuesve Farmaceutikë paralajmëroi se tarifat mund të rrezikojnë investimet e mëdha në prodhim që janë planifikuar tashmë në SHBA.

Trump ka theksuar se tarifat janë pjesë e strategjisë së tij për të rikthyer prodhimin në SHBA, veçanërisht në shtete si Karolina e Veriut, Karolina e Jugut dhe Miçigani. Importet e mobilieve në SHBA arritën në 25.5 miliardë dollarë në vitin 2024, me 60% që vijnë nga Vietnami dhe Kina.

Tarifat e reja mbi kamionët e rëndë komercialë mund të ndikojnë kostot e transportit, duke rritur çmimet në sektorin ushqimor, në një kohë kur Trump është zotuar të ulë inflacionin.

Megjithatë, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka reaguar kundër tarifave të reja, duke theksuar se vendet eksportuese si Meksika, Kanadaja, Japonia dhe Gjermania janë aleatë të ngushtë të SHBA-së dhe nuk përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare. Meksika, si eksportuesi më i madh i kamionëve të rëndë për në SHBA, kundërshtoi masat, duke theksuar se pjesët e prodhimit përfshijnë 50% përmbajtje amerikane.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook:   / klannews  
Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews  
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Комментарии

Информация по комментариям в разработке

Похожие видео

  • О нас
  • Контакты
  • Отказ от ответственности - Disclaimer
  • Условия использования сайта - TOS
  • Политика конфиденциальности

video2dn Copyright © 2023 - 2025

Контакты для правообладателей [email protected]