Deklarata e përbashkët e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit Edi Rama | E plotë

Описание к видео Deklarata e përbashkët e Presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit Edi Rama | E plotë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama mbajtën këtë të Enjte deklaratë të përbashkët për shtyp në Tiranë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se shpreson që bashkë me Shqipërinë të vazhdojnë luftën kundër organizatave terroriste, kundër FETO.

Ndër të tjera Erdogan u shpreh se u ra dakord për të forcuar dhe rritur më tej investimet inovatore. Presidenti turk theksoi se me konsultimet e sotme e thelluan më tej partneritetin strategjik duke përmendur edhe marrëveshjet e nënshkruara.

Recep Tayyip Erdogan: Të nderuar ministra anëtarë të shtypit ju përshëndes në emrin tim dhe të kombit tim. Jam i nderuar që jam në Shqipëri. Siç e dini vitin e kaluar ne festuam 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike më Shqipërinë. Marrëdhëniet tona miqësore në fakt shtrihen përtej një shekulli. Ne e thelluam më tej partneritetin tonë strategjik që e ndërtuam në vitin 2021 mbi këtë themel njerëzor dhe kulturor. Shkëmbym pikëpamje të hollësishme mbi fushat e bashkëpunimit dhe gjithashtu me deklaratën e përbashkët që nënshkruam theksuam vendosmërinë tonë për të thelluar këshillin tonë në fusha të ndryshme. Ne konfirmuam vullnetin tonë për të avancuar me tre marrëveshje që kemi nënshkruar.

Të nderuar anëtarë ne i shohim nismat tona në fushën e tregtisë dhe investimeve si hapa që do të rrisin mirëqënien e popullit, ne vazhdojmë përpjekjet për të rritur vëllimin tregtar në 2 miliardë dollarë në fazën e parë.

Ne ramë dakord që të diversifikojmë investimet që do të ofrojnë avantazhe në kushtet e sotme. Ne do të vazhdojëm bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë me spitalin në Fier që ne e ndërtuam në kohë rekord në vitin 2021. Do të ofrojmë mbështetje për të përmbushur nevojat për forcat e armatosura të Shqipërisë partnerit tonë të NATO-s, në fushën e pajisjeve dhe trajnimeve ushtarake.

Ne diskutuam edhe çështjen e luftës kundër organizatave terroriste, veçanërisht kundër FETO, me mikun tim të dashur Ramën. Shpresoj që ta vazhdojmë luftën tonë kundër organizatave terroristeve përmes vendimeve që kemi marrë sot.


Kreu i qeverisë shqiptare e nisi me një falënderim ndaj Erdogan për vizitën e sotme
“Së pari dua të përsëris edhe njëherë për të disatën herë qysh kur Presidenti ka ngjitur shkallët e kësaj godine, falënderimet dhe shprehjen më të sinqertë të mirënjohjes për vizitën sot në Tiranë, sëbashku me një pjesë të ekipit të tij qeveritar. Ejvallah!”

Rama theksoi se ambicia aktuale është që niveli i shkëmbimeve tregtare mes vendeve është kapja e tavanit 2 miliardë euro.

“Jam vërtet shumë i kënaqur që zhvilluam takimin e dytë të Këshillit të Nivelit të Lartë të Bashkëpunimit ku jo vetëm forcuam bindjen për ta forcuar këtë bashkëpunim, por mundëm të vlerësojmë zbatimin konkret të marrëveshjeve të bëra dhe potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj marrëdhënieje. Presidenti turk e përsërit sa herë takohemi, që niveli i shkëmbimeve tregtare mes Turqisë dhe Shqipërisë nuk e pasqyron si duhet potencialin mes dy vendeve.

Ambicia jonë është që sa më shpejt ne të arrijmë tavanin e 2 mld eurove për të çelur një fazë të dytë më edhe më shumë zhvillim të këtyre shkëmbimeve. Ndava kënaqësinë që në terësinë e zhvillimit të turizmit në vendin tonë, numri i qytetarëve turq që e kanë vizituar Shqipërinë gjatë 8 muajve të parë të vitit është rritur me 85%. Nga ana tjetër duke parë interesimin në rritje të agjencive turistike të vendit mik ne jemi besimplotë që vitin e ardhshëm që ky numër do jetë ende më mbresëlënës. Ramë plotësisht dakord që duhet të bëhet më shumë për investime nga ana turke në sektorin e turizmit ku e dijmë të gjithë dhe falë zotërisë në krahun tim, Turqia ka bërë një transformim marramendës dhe është kthyer në një vend që jo thjesht mikpret, por ka një kapacitet të dijes në nivelin e ekselencës që për ne do të ishte shumë i vyer.”
#edirama #receptayyiperdoğan #presidentiturk
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook:   / klannews  
Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews  
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Комментарии

Информация по комментариям в разработке