Biznesmenet laçiane do te rindertojne rrugen nga Laçi ne plazhin e Patokut - (16 Qershor 2002)

Описание к видео Biznesmenet laçiane do te rindertojne rrugen nga Laçi ne plazhin e Patokut - (16 Qershor 2002)

Lajme Arkiva - TV Klan 2002

Biznesmenët dhe tregtarët e Laçit, do të rindërtojnë rrugën nga Laçi në plazhin e Patokut. Ky është vendimi që ata kanë marrë në një mbledhje në bashkinë e këtij qyteti. Fillimisht do të rindërtohet segmenti rrugor, që lidh qytetin e Laçit me superstradën Fushë Krujë – Milot, pasi nevojat për këtë rrugë janë tepër të domosdoshme.

Ky segment rrugor ka afro 10 vite që është prishur dhe gjendja e tij ka ardhur duke u rënduar nga viti në vit, aq sa tani është bërë i papërdorshëm. Biznesmenët dhe tregtarët e Laçit u shprehën të gatshëm dhe secili prej tyre caktoi shumën me të cilën do të kontribuojë. Ndërsa mjaft të tjerë kanë ofruar kontributin e tyre në mjetet e rënda transporti.

Shtrimi i kësaj rruge fillimisht do të bëhet me material inerte. Në këtë takim merrnin pjesë edhe dy komandantë të KFOR-it, të cilët gjithashtu shprehën gatishmërinë e tyre për të kontribuar në këtë aksion. Pritet që punimet të fillojnë shumë shpejt, dhe të përfundojnë në kohën rekord sipas biznesmenëve laçian./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке