6 Supa te mrekullueshme dhe te ushqyeshme qe s'duhet te mungojne ne tavolinat tuaja.

Описание к видео 6 Supa te mrekullueshme dhe te ushqyeshme qe s'duhet te mungojne ne tavolinat tuaja.

Pershendetje te dashur miq! Ne kete video do te gjeni 6 lloje supash super te shijshme dhe qe pergatiten shume shpejt. Jane supa qe nuk duhet te mungojne ne tavolinat e iftarit prandaj jua permblodha ne 1.

Supe me kerpudha. Kremoze dhe super e shijshme.
300 gr kerpudha
1 qepe mesatare
1 luge miell
1 gote qumesht
gjalpe dhe pak piper te kuq


Supa me domate;
7 domate te vogla
1 spec i kuq
1 qepe
2-4 thelpinj hudher
per ta rregulluar;
2 luge gjalpe
1 luge e gjysme miell
1 luge salce. (salcen e shtojme se domatet nuk kane akoma stinen)


Supa e famshme Turke me thjerreza. Ata qe kane qene ne Turqi e njohin mire, ky eshte versioni i lokaleve. Ka dhe nje version tjeter me karrota dhe patate por eshte krejt ndryshe ne shije nga kjo qe pergatitet neper restorante. Ate do t'ua tregoj nje dite tjeter.
Perberesit;
Nje gote thjerreza
1 qepe
Kripe
Nje luge gjalpe
pak vaj
1 luge me maje miell
Salce domatesh e speci perziere
Nje luge embelsirash nenexhik jo me maje
(Pa filluar kaurdisja e miellit shtojme dhe salcen dhe i kaurdisim pak sa t'u dale era. Pastaj shtojme nenexhik te thare, kjo eshte shume e rendesishme nese doni te merrni shijen e supes origjinale)


Supe me pule fshati, kos, veze dhe limon. Kjo eshte ajo supa kur gjyshet tona e gatonin sa here semureshim me grip.
Receta per kete supe.
Mish pule me kocka jo vec gjoks.
1 koke hudher
2,3 kokrra piper te zi kokerr.
1 apo dy gjethe dafine.
Krioe
Ziejme pulen me te gjithe keta perberes derisa mishi te ndahet nga kockat lehtesisht.
E kullojme dhe e copetojme mishin duke e vecuar nga kockat.
lengut i shtojme nje filxhan kafeje makarona supe ose oriz dhe e presim me kos veze dhe limon.
4 luge kos
1 veze
1 luge miell
gjysme kokrre leng lim

Supe e thjeshte dhe e shpejte me leng mishi, kos dhe salce kosi. Supe e shijshme dhe e ushqyeshme per femeije. Me leng mishi, salce kosi dhe kos perziere. Nese s'e keni provuar ndonjehere supen ta prisni me salce kosi ju sugjeroj ta provoni. Por salca e kosit duhet te jete sade pra pa hudhra dhe jo e tharte.

Perberesit per kete supe;
Dy thela mishi me kocke
2 luge plot salce kosi ( ne e kemi goxha te trashe mbi luge te lete me maje)
2 luge plot kos normal
1 veze
1 luge miell
1 qepe e plote
1 luge gjalpe
Pak piper te kuq jo djeges


Ju befte mire!
Afiyet olsun!
Bon appetit!

İmail; [email protected]
instagram- youcancoookit https://www.instagram.com


Nese ju pelqeu videoja mos harroni t'i jepni "Like" duke me mbeshtetur qe te krijoj video te tjera te tilla, nese deshironi te viheni ne dijeni te nje videoje te re thjesht abonohuni dhe klikoni zilen (eshte falas) dhe do t'ju vije nje njoftim sa here qe "You can cook it" te kete postuar nje video te re.




Music:Youtube audio library

Комментарии

Информация по комментариям в разработке