E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (29 prill 2018)

Описание к видео E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (29 prill 2018)

E diela e fundit e Prillit solli plot emocione në “Ka një mesazh për ty”. Eva kishte thirrur në studio tri hallat e saj, me profesion mësuese. Ato kanë pasur dhe kanë një rol të veçantë në jetën e Evës dhe ajo është në studio për t’u shprehur gjithë mirënjohjen dhe dashurinë. Në familjen e tyre vërtet nuk kanë munguar fatkeqsitë dhe problemet, por ata kanë qëndruar gjithnjë të bashkuar.

Eva tregon me dhimbje humbjen e babait, ngjarje e cila i ka lënë shumë gjurmë, pikërisht sepse ndodhi në momentet kur ajo kishte më shumë nevojë. Pavarësisht të gjithave, ajo është një grua e fortë e rrethuar me plot njerëz që e duan dhe me dy fëmijë, të cilët ajo i ka dëshiruar dhe ka luftuar shumë vite për t’i pasur.

Per me teper klikoni linkun:
http://tvklan.al/video-babai-nderroi-...





Facebook:   / tvklan   Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Комментарии

Информация по комментариям в разработке