Frederik Ndoci - Pranvera me një lule s' vjen

Описание к видео Frederik Ndoci - Pranvera me një lule s' vjen

teksti: Zhuliana Jorganxhi
muzika: Ardit Gjebrea

Kur i vogël, në lëndina
mbi barin që ndrinte nën vesë
në prag pranvere, një lule gjeta
"Erdhi pranvera" thirra menjëherë.

Buzëqeshi motra ime,
sa desha ti thur një kurorë
më kot vrapova, edhe kërkova
të tjera lule jo nuk gjeta dot.

Një pikë vesë mbi faqe ra,
o motër unë lulet ku ti gjej
ajo e dinte, ndaj më tha:
Pranvera me një lule jo nuk vjen, jo nuk vjen

Si lëndinë mbet fëmijëria.
por fjalët e saj jo si harroj
sot më thotë koha dhe vetë rinia:
më bukur jeta bëhet me shumë shokë

Një pikë vesë mbi faqe ra,
o motër unë lulet ku ti gjej
ajo e dinte, ndaj më tha:
Pranvera me një lule jo nuk vjen,

Kështu dhe jetën se bën një ditë
një lumë i vetëm se bën një det
Kishe të drejtë o motër them
Pranvera me një lule s'vjen.

Kështu dhe jetën se bën një ditë
një lumë i vetëm se bën një det
Kishe të drejtë o motër them
Pranvera me një lule...s' vjen

Комментарии

Информация по комментариям в разработке