“Krimi i organizuar bashkëpunon me zyrtarë të lartë”, Dumani: Goditje në të gjitha nivelet -

Описание к видео “Krimi i organizuar bashkëpunon me zyrtarë të lartë”, Dumani: Goditje në të gjitha nivelet -

Subscribe: https://bit.ly/vizionplustv
Web: http://www.vizionplus.tv
Facebook:   / vizionplustv  
Twitter:   / vizionplustv  
Instagram:   / vizionplustv  
TikTok:   / vizionplustv  
Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani rreshtoi sot aktorët e rëndësishëm të politikës, drejtësisë e policisë, që institucioni i drejtuar prej tij, i ka vënë në bankën e të akuzuarve.“SPAK ka kryer ndjekjen penale ndaj anëtarëve të Kuvendit, zyrtarëve të lartë, zyrtarëve të lartë të policisë, ndaj gjyqtarëve, prokurorëve, kryetarëve të bashkive, ish-kryetarëve të bashkive”, tha Dumani.Në hetimet që SPAK ka bërë ndaj krimit të organizuar, Dumani nënvizon përfshirjen në shkallë të gjerë të zyrtarëve të lartë.“Kemi bërë të mundur të godasim grupet e ndryshme kriminale, organizatat kriminale të njohura në vend të cilët janë të përfshirë në tregje ndërkombëtare të narkotikëve si edhe në krimet e dhunshme që këro të fundit ndodhin edhe në Shqipëri. Pothuajse në të gjitha hetimet tona ku më fokus ka qenë krimi i organizuar kemi gjetur edhe lidhje të këtij të fundit edhe me zyrtarë të niveleve të ndryshme të cilët janë korruptuar apo janë bërë pjesë e tyre”, vijoi më tej kreu i SPAK.Dumani vuri në dukje shqetësimin e tij për të ruajtur pavarësinë e institucionit të drejtuar prej tij. Me rëndësi për Dumanin është edhe gjetja e një zgjidhjeje për prokurorët e posaçëm pasi tu mbarojë mandati në 2028.“Sfida e parë është ruajtja e pavarësisë institucionale të SPAK besoj se kjo pavarësi është një ndër shkaqet që SPAK ka filluar të jetë i suksesshëm në ndjekjen e veprave penale. Shqetësim mungesa e statusit ligjor i prokurorëve të SPAK pas përfundimit të mandatit. Pas 9 vitesh kthehen në vendin më parë para se të bëheshin pjesë e SPAK. Kemi dhënë propozimet tona që të shihet dhënia e mundësisë që të kandidojnë të jenë pjesë e SPAK”, Deklaroi Dumani.Që nga krijimi i SPAK në 19 dhjetor të 2019, prokuroria speciale thotë Altin Dumani, ka sekuestruar e më pas konfiskuar150 milionë euro pasuri. /Vizionplus/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке