Xarrë, i gjithë fshati mbjell mandarina/ Ja kush janë të rinjtë milionerë që urrejnë qytetin

Описание к видео Xarrë, i gjithë fshati mbjell mandarina/ Ja kush janë të rinjtë milionerë që urrejnë qytetin

Bagëti e Bujqësi kësaj herë udhëtoi ne skajin më jugor të Shqipërisë, Rudina Muça do të sjellë historinë e banorëve të fshatit Xarrë dhe Shkallë të Konispolit. Çdo familje në këtë zonë ka mbjellë mandarina dhe afërsisht janë mbi 500 mijë rrënjë mandarina, limona e portokalle ku pjesa më e madhe e prodhimit shkon për eksport në vendet e Bashkimit Europian. Këtu në Xarrë ndryshe nga çdo fshat tjetër të rinjë pasi kanë përfunduar studimet universitare kanë vendosur të kthehen në fshat edhe pse çdo familje posedon një apartament në Tiranë ose Sarandë, kjo sepse mandarina të siguron të ardhura të mira ekonomike. Gjithashtu në Shqipëri kultivohet dhe një mandarinë e veçantë me emrin nova që përdoret nga industria farmaceutike pasi thuhet se ajo ka veti të veçanta në rigjenerimin e lëkurës, për këtë arsye ndryshe njihet si mandarina që të rinon. Në pjesën e dytë të emisionit Bagëti e Bujqësi do të jepet historia e ish-futbollistit të kombëtare Franc Bakalli, i cili pasi luajti futboll në të gjithë Europën një dëmtim në këmbë e bëri atë të heq dorë nga pasioni, por kjo nuk e ndali 27 vjeçarin të jetë një emër i njohur kësaj herë goli i tij i jetës do të shënohet për prodhimin e Djathit Butrinti. Babai i tij Pano Bakalli dikur hapi një baxho ku ruajti traditën 2000 vjeçare të djathi të deles, baxho të cilën më pas e zgjeroi në një punishte djathi deleje dhe dhie, por dëshira e Francit është të ketë një kompani pasi ai beson në cilësinë e produktit, djath të cilin e eksporton në New Jork ku mbi 100 supermarkete kërkojnë të kenë djathin e deles dhe të dhisë të Butrintit. E në fund ai thotë se do të hapë dhe një agroturizëm ndryshe nga çështë bërë deri më tani, por se si do të jetë për më tepër ndiq emisionin Bagëti e Bujqësi në Top Channel, emision që I kushtohet njerëzve të tokës. #bagëtiebujqësi #sarandë #djath #newjork #BE #mandarina #fermer #konispol #xarra #agrume #shqipëri #fermer #topchannel #eksport #futbolli #kombëtare #baxho #kompani #djathdeleje #djathdhie #djathbutrinti

Bagëti e Bujqësi do të jetë programi social-ekonomik, bujqësor dhe edukues për formalizimin e bujqësisë, duke transmetuar zërin e njerëzve që sjellin ushqimin në tryezat tona. Bagëti e Bujqësi, gjithashtu do të nxjerrë në pah problematikat që ka ky sektor, si dhe do të flasim për sigurinë ushqimore, e cila është pjesë e sigurisë kombëtare. Të gjithë ne kemi të drejtë të ushqehemi me produkte të shëndetshme shqiptare. Ky është një program i njerëzve që punojnë tokën dhe i atyre që jetojnë me detin.

Cdo të shtunë, ora 10:00

Autore/Moderatore: Rudina Muça

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BagetiBujqesi #TopChannel

Комментарии

Информация по комментариям в разработке