Shije Shtëpie - Fërgesë me kunguj të njomë dhe vezë nga Znj. Vjollca - Tv Klan

Описание к видео Shije Shtëpie - Fërgesë me kunguj të njomë dhe vezë nga Znj. Vjollca - Tv Klan

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

1 kg kunguj të njomë

2 qepë

4 thelpinj hudhër

1 lugë gjelle salcë

Kripë + piper të zi

1 lugë çaj piper të kuq

Pak spec pikant (opsionale)

3 domate (në rende)

4 vezë

2 lugë gjelle majdanoz i grirë

Vaj ulliri

Qërojmë shumë hollë kungujt dhe i presim në shkopinj me gjatësi 3 cm.

Në një tigan ngrohim një filxhan kafe vaj dhe e kaurdisim qepën të ngrirë shumë hollë deri sa të zbutet. Shtojmë hudhrën e përziejmë më pas vazhdojmë me salsën plus piper të zi piper të kuq dhe pikant nëse dëshironi i përziejmë mirë të gjithë përbërësit.

Qërojmë domatet dhe i grijmë ato në rende, e lëmë domatën të ziejë për 5 minuta e më pas shtojmë kungujt plus kripë. Vendosim kapakun për 5 minuta e më pas perziejmë ngadalë e lëmë derisa në tigan mos të ketë shumë lëng. Në fund shtojmë vezët dhe i përziejmë së bashku me kungujt. Në fund shtojmë majdanozët dhe gjithçka gati për t’u servirur.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Комментарии

Информация по комментариям в разработке