DOSJA K - Gjyste Kolziu: Unë foshnja 3 muajshe në burg para Mehmet Shehut (06.03.2023)

Описание к видео DOSJA K - Gjyste Kolziu: Unë foshnja 3 muajshe në burg para Mehmet Shehut (06.03.2023)

#report #dosjak
Zonja Gjyste Kolziu, është një rrëfimtare e rrallë dhe një dëshmitare me të vërtetë e vyer. Ky rrëfim që bëhet pjesë e koleksionit të rrëfimeve të Dosjes K, është një ndër më të vyerit, pasi bashkon në nji, dëshmitë mbi antikomunistët e arratisur që luftuan komunizmin në vitet 1945-1949, nji prej të cilëve qe edhe babai i saj.

Ajo dëshmon gjithashtu, terrorin që ushtrohej mbi gratë dhe fëmijët e këtyre të arratisurve, mizorinw e drejtuesve të lartë komunistë dhe torturat në burgjet dhe kampet e internimit. Ajo dëshmon po ashtu rrugëtin e gjatë nën persekutim deri ditën e fundit të diktaturës, presionin që ushtrohej mbi ta si klasë e armiqve të popullit, ndrydhjen dhe shkeljen e të gjithë të drejtave njerëzore, dhe këmbënguljen dhe rezistencën e kësaj klase të shoqërisë, që nuk u dorëzuan kurrë, por qëndruan kryelartë, pa u pajtuar me diktaturën.

Zonja Gjyste do të tregojë historinë e saj që prej ngjizjes, në kohën kur nëna dhe babai i saj Zefi takoheshin fshehurazi në mal, kur ai jetonte në arrati, ditët e foshnjërisë të cilat i kaloi në burg, dhe kalvarin në kampet e vdekjes ku i internuan deri në vitin 1954, e mandej kalvarin pasues të vuajtjeve të tyre deri në shembjen e diktaturës, kohë kur ajo kaloi rininë, u martua në internim me Palin, edhe ai i deklsuar si ajo, rritën fëmijët e tyre duke i bërë ballë të gjithë presioneve dhe dhunës së dikturës.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке