Pa Gjurme- Nëna e lë në oborr, foshnja u 'shit' nga xhaxhai/I vëllai në kërkim të motrës,mësoi se...

Описание к видео Pa Gjurme- Nëna e lë në oborr, foshnja u 'shit' nga xhaxhai/I vëllai në kërkim të motrës,mësoi se...

Ishte viti 1971 në qytetin e Burrelit, kur Rexhepi i vogël 4-vjeçar do të ledhatonte për herë të fundit duart e motrës së tij 5 muajshe, të cilën prej atij çasti nuk e pa më kurrë. Shkak do të ishte fundi i martesës 10-vjeçare të prindërve të tij. Nëna e Rexhepit, Selvia, pas mosmarrëveshjeve që nuk u zgjidhën kurrë, vendosi të divorcohet nga bashkëshorti i saj Selmani, duke lënë në banesë tre fëmijë të mitur. I pari i Kullës, xhaxhai i Rexhepit vendosi që mbesën e vogël ta dorëzojë në maternitet. Askush nuk kundërshtoi, e ndërsa vitet kaluan, askush nuk u interesua për fatin e Zemries së vogël.
Mungesa e nënës në shtëpi ndikoi tej mase në edukimin e fëmijëve, të cilët 3 vite më pas fatkeqësisht humbën edhe babain e tyre, duke mbetur jetimë…
Pas ndarjes së prindërve, braktisjes së motrës në maternitet dhe vdekjes së babait, Rexhepi do të përballej me një tjetër fatkeqësi. Pas një aksidenti automobilistik në qytetin e Burrelit, vëllai i tij 14-vjeçar Mustafai, do të ndërronte jetë.
Kjo ishte goditja e radhës që Rexhepi do të merrte në jetën e tij, ndërsa ishte vetëm 10 vjeç. Nën kujdesin e xhaxhallarëve arriti që të përfundojë shkollën 8-vjeçare në vendlindje ndërsa gjimnazin e përfundoi në kryeqytet.
Kështu, personi i vetëm që kishte mbetur në jetën e djaloshit asokohe 18-vjeçar, ishte nëna e tij. Selvia kishte krijuar jetën e saj në qytetin e Krujës, atje ku familjes iu bashkua edhe Rexhepi. Nëna e tij nuk mundi që të sillte në jetë fëmijë me bashkëshortin e saj të dytë, ndaj mungesa e motrave dhe vëllezërve është ndjerë gjithnjë në zemrën e Rexhepit. Edhe pse sot ai ka krijuar familjen e tij, është baba i 5 fëmijëve dhe ndihet mjaft i plotësuar, diçka e mundon së tepërmi…fati i motrës së tij Zemries…

Комментарии

Информация по комментариям в разработке