Plator Gashi - Kryet e mirë për shami

Описание к видео Plator Gashi - Kryet e mirë për shami

shkëndijë folklori. regjistrim shtëpiak.
pamja (shkrepun nga Plator Gashi): ni gjellëtore bjelloruse në skajin lindor të Polonisë.

fjalët (i gjeni edhe Closed Captions):

kryet e mirë moj për shami
jepja bacës të shtjen n'gji
çou mori vashë-o hyn përmrena
se m'plasi zemra, rrap-tap
he marak-o

balli yt-o dukatli
jepja bacës të don ty
çou syzezë-o hyn përmrena
se m'plasi zemra, rrap-tap
he marak-o

vetllën t'zezë-o gajtanli
të merr baca të shtjen n'gji
çou mori lule hyn përmrena
se m'plasi zemra, rrap-tap
he marak-o

synin t'zi si rrush n'çarshi
jepja bacës të shtjen n'gji
çou dalldyshë-o hyn përmrena
se m'plasi zemra, rrap-tap
he marak-o

(frymëzu nga Tahir Drenica dhe Hashim Shala, ndjesë paçin).

Комментарии

Информация по комментариям в разработке