Top News-Vendi në ‘luftë’ me flakët/ Shkon në 6 numri i viktimave në Turqi

Описание к видео Top News-Vendi në ‘luftë’ me flakët/ Shkon në 6 numri i viktimave në Turqi

Zjarret massive që kanë mbërthyer Turqinë kanë sjell fatkeqësisht edhe viktima. Ekipet e shpëtimit kanë gjetur trupat e dy personave të pajetë gjatë operacioneve të shuarjes së zjarrit në provincën jugore të Antalya-s, duke e çuar në 6 numrin e jetëve të humbura. Si pasojë e përhapjes së flakëve u evakuan banorët e 6 qyteteve dhe u dogjën mbi 2 mijë shtëpi dhe bizense në Antalya dhe mbi 300 persona kanë mbetur të lenduar. Ndqrkaq dhjetë vatra zjarri janë ende aktiv ndërsa vetëm 88 janë vënë nën kontroll.

Thuajse në të gjitha qytetet e Turqisë po regjistrohen vullnetarë për të shkuar në “luftë” kundër zjarrit. Hetuesit kanë nisur punën për të parë nëse disa nga zjarret kanë qenë të qëllimshme. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka falënderuar homologun e tij rus, Valdimir Putin gjatë një bisede telefonike, pasi Rusia dërgoi aeroplanë dhe helikopterë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.
Erdogan është kritikuar pasi Turqia nuk ka aeroplanë për shuarjen e zjarreve, pavarësisht se një e treta e territorit të këtij shteti është zonë malore dhe zjarret janë kthyer në një problem të madh.


Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turqi#Zjarret#TopChannel

Комментарии

Информация по комментариям в разработке