Top News/ Një portret i Pele në ankand. Kylian Mbappe e blen për 520 mijë euro

Описание к видео Top News/ Një portret i Pele në ankand. Kylian Mbappe e blen për 520 mijë euro

Përpara se t’i thotë lamtumirë parisit për t’u transferuar në Spanjë që t’i bashkohet Realit të Madridit, Kylian Mbappe deshi t’i bëjë vetes një dhuratë të fundit teksa shpenzoi 520 mijë euro në një ankand bamirësie të organizuar nga Paris Saint Germaini për të blerë një portret të legjendës së futbollit Pele. Portreti i punuar mban firmën e artistit të ri të Ile de France, rajon i Parisit, Alexandre Hopare. Sipas të përditshmes franceze ‘Le parisien’, ankandi për shitjen e portretit të Pele nisi me 5000 euro.
Në këtë ankand merrnin pjesë të gjithë futbollistët dhe drejtuesit e Paris Saint Germain dhe në fund për ta blerë portretitn ishte pikërisht mes Mbappe dhe hakimit, me sulmuesin e përfaqësueses franceze që fitoi betejën teksa vepra iu shit atij për 520 mijë Euro. Mbrëmja gala u mbyll me mbledhjen e një shifre totale prej 2.7 mln euro.
Mbappe e ka njohur personalisht Pele teksa e ka takuar në vitin 2019 në Paris me rastin e një eventi të organizuar nga një sponsor i përbashkët. Në atë kohë legjenda e futbollit brazilian e botëror nuk i kurseu elozhet në drejtim të Mbappe duke thënë se ai mishëron brezin e ri të futbollistëve dhe con përpara vlerat e një sporti që frymëzon dhe bashkon botën

Plane AFP +video Source X @LMDPSG, Foto Source Instagram @ubstreet, gazzetta.it


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Portreti#Pele

Комментарии

Информация по комментариям в разработке