Ibrahim Muça e Islam Mustafa: Flakë e kuqe u dhez Gjakova (Teksti: Zeqir Lushaj)

Описание к видео Ibrahim Muça e Islam Mustafa: Flakë e kuqe u dhez Gjakova (Teksti: Zeqir Lushaj)

FLAKË E KUQE U DHEZ GJAKOVA

--Kushtuar aksionit të parë me armë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Aksionit të Gjakovës --

Teksti: Zeqir Lushaj
Kendojnë: Ibrahim Muça e Islam Mustafa

Porta e Lartë me n'krye Sulltanin,
Mehmet Pashës ja dhan' fermanin,
Grada e parë sa t'mujsh me çue,
Veç shqiptarët Ti me na i'shtrue!

Flakë e kuqe u dhez Gjakova,
Për dritarje zgjatet kova,
-- Aman bre, trima shqiptarë,
Një kovë uji me e ndrrrue me ar.

Col Delia i Geg-hysenit,
Pushkë e parë e Lidhjes Prizrenit,
Mbi krahë t'shokve, mbi havli,
Për dritarje mbrenda ka hi,

Tuj vikat tuj kendue si n'dasëm,
N'i vend t'keq e ka gjetë Pashën,
Ballëpërballë marshallit t'mbretit,
Col Delia i Geg-hysenit,

Tash sa vjet more osmanli,
Vorre krajlash jena ngi,
Plavë--Gucia janë shqiptare,
Nuk i lshojmë për pa dalë fare.

Mos ban nder me tokë të huej
Ç'ka u pat gjetë tri herë në Krujë?
Mos harro pse u bane shume vjet,
Skënderbeu asht gjallë apet.

Kush t'na ngucin, kush t'na prekin,
Kush mbas krahëve n'besë t'na presin,
Amanet, t'parët na e kan lanë:
Zjëm me e djegë, barut me i dhanë.
./.
Nga libri "Fjala mbi tel...", fq. 59
(E shkruar ne Tiranë në vitin 1987)

Комментарии

Информация по комментариям в разработке