Top News-Partia Demokratike denoncon!/Tezat e letërsisë janë shpërndarë 1 orë para provimit

Описание к видео Top News-Partia Demokratike denoncon!/Tezat e letërsisë janë shpërndarë 1 orë para provimit

Partia Demokratike ka denoncuar publikimin e tezave të provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë, këtë të shtunë, përpara se maturantët të futeshin në provim.

Deputetët Lefter Gështenja dhe Luciano Boci, përmes një postimi në Facebook, kanë reaguar lidhur me skandalin e publikimit të tezave, duke theksuar se nuk edhe këtë herë ndodhi e njëjta gjë si një vit më parë.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Teza e maturës së Letërsisë përsëri del nga klasat, për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit njëkohësisht, të atyre që janë përgjegjës. Për të mos u bërë pjesë e kësaj katrahure mature, vetëm për fakt, po postoj një fletë të provimit.

Nga ana tjetër Gështenja shkruan se teza u publikua rreth një orë përpara se maturantët të jepinin provimin.

Sot nga ora 10 00 deri në 12 30 maturantët po japin provimin e letërsisë! Edhe pse është totalisht e ndaluar para 1 ore ka dalë teza e provimit!Ky është arsimi që kemi ose "arsimi që duam" sot në Shqipëri!

Këtë të shtunë 38 mijë maturantë iu nënshtruan provimit të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Dyshime ka se teza e provimit mund të ketë qarkulluar që mbremjen e së premtes. Lidhur me këtë skandal, pritet një reagim nga ministria e arsimit, gjë që ka munguar gjatë këtyre orëve.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PartiaDemokratike#Denoncon#TopChannel

Комментарии

Информация по комментариям в разработке