grupi 403 - Përralla (Official Audio & Video)

Описание к видео grupi 403 - Përralla (Official Audio & Video)

Copyright © 2002 Hektor Gjurgjiali. All rights reserved.

PËRRALLA

Në një kasolle të vogël, dikur dhe diku larg
Buzë detit jetonte një fis për mrekulli
Ai, burrë për mburrje dhe një baba trim
Ajo grua shëmbull dhe nënë si më e mirë

Çuni një diell që u bënte dritë,
Shpatë që çante rrugë, një trim që s’njifte frikë
Por një ditë papritur, ashtu legjenda thot
Egërsira ra mbi breg, mori jetë dhe e la një lotë.

Një djalë ngeli pa nënë, babanë s’e kishte gjetë
Mori rrugë vetëmie, aspak s’e kishte lehtë
Flitej që rritej për të qënë sa më i fortë
Për një ditë që e priste vetëm ai në kte botë

Një burrë ngeli pa gruan, për çunin humbi shpresë
E mbante gjallë deshira që një ditë të kthehet n’breg
Atëherë kurë egërsira nga deti do të vijë
Dhe një herë të nxirte shpatën dhe priste me qetësi

Hëna e re e shiut të tridhjetë
Në breg takoi një të ri dhe një plak
Të veshur në mburje dhe trimëri
Në ditën e dhuruar për ta nga perenditë

Nga ana tjetër deti që fshihte një errësirë
Udhëtonte drejt bregut por jo pa pasur frikë
E dinte se kte rradhë nuk do të jetë sikur gjithmonë
Do jetë një ditë e madhe, për te do flitet
vonë e vonë

Legjenda thot se edhe engjujt ishin dëshmitarë
të një lufte të madhe një luftë të paparë
Ku hëna dhe dielli së bashku ishin në qiell
Zjari, uji dhe era ishin në tokë

Në fund të luftës ata e kuptuan
Se ishin babë dhe birë, prandaj dhe e fituan
Që nga ajo ditë edhe perenditë e than
Se një baba dhe bir gjithmonë do të fitojnë . . .

Комментарии

Информация по комментариям в разработке