Top Channel/Edhe bukëpjekësit drejt Gjermanisë/ Në Tiranë nuk ka furrtarë, kanë ikur edhe në Hungari

Описание к видео Top Channel/Edhe bukëpjekësit drejt Gjermanisë/ Në Tiranë nuk ka furrtarë, kanë ikur edhe në Hungari

“Unë jam Avni Nela, kam disa furra bukësh në Tiranë, prej 30 vitesh jam furrxhi, sot do t’i rikthehem punës pasi nuk ka furrxhi. Të gjithë furrxhinjtë ikin jashtë”.


Pas infermierëve Gjermania dhe Hungaria po merr edhe furrxhinjtë shqiptarë.

Furrat e bukës të vendit tonë rrezikojnë të mbesin pa bukëpjekës. Djemtë e rinj pasi bëhen të zotë të profesion ikin në vendet e Bashkimi Europian. Avni Nela, thotë se nëse 20 furrxhinjtë do të trokisnin sot në dyqanin e tij të bukës të gjithë do t’i punësonte.

“Vetëm këtë vit më kanë ikur 8 mjeshtre buke në Hungari dhe Gjermani. Mua po të më vijnë 20 furrxhinj të gjithë i pranoj, por nuk ka. Paga është e mirë për 8 orë punë që bëjnë fillon nga 400 deri në 600 mijë Lekë ose më shumë”.

Nëse një furre buke i mungon mjeshtri bukës, konsumatori shqiptarë rrezikon që të mos ushqehet më bukë cilësorë, por në vend të furrxhiut punën do ta bëj industria.

“Ne i kemi të mirë furrxhinjtë pasi janë mjeshtre artizanal dhe çdo gjë bëjnë me dorë. pastaj do hamë atë që prodhon industria duhet të ndërhyj shteti që profesionistët të mos i largojë dhe të rinjtë duhet të edukohen që t’i kthejnë sytë nga profesioni. Unë e kam vendosur që djalin tim ta bëj furrxhi pasi është një profesion i bukur dhe tepër i pastër”.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bukepjekesit#Hungari#TopChannelNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке