Top News- Ukraina befason Rusinë! Nis ofensivë të re në Kursk, kap të papërgatitur ushtarët rus

Описание к видео Top News- Ukraina befason Rusinë! Nis ofensivë të re në Kursk, kap të papërgatitur ushtarët rus

Ukraina ka nisur një ofensivë të re në rajonin Kursk të Rusisë, tha Ministria e Mbrojtjes ruse. Në një deklaratë, ministria sqaroi se përpjekjet për të shkatërruar grupet e sulmit ukrainas janë në vazhdim. Ndrkohë nga ana tjetër zyrtarët në Ukrainë kanë pohuar gjithashtu se një operacion i madh është duke u zhvilluar. Ukraina nisi për herë të parë inkursionin e saj në rajonin Kursk të Rusisë në gusht të vitit të kaluar, duke pushtuar një pjesë të madhe të territorit. Në muajt e fundit, forcat ruse kanë bërë përparime të mëdha në zonë, duke i shtyrë ukrainasit prapa, por jo që t’i dëbojnë që aty. Në një deklaratë të postuar në Telegram të dielën, ministria ruse e mbrojtjes tha: "Rreth orës 9 të mëngjesit me orën e Moskës, për të ndaluar ofensivën e trupave ruse në drejtimin Kursk, armiku ndërmori një kundërsulm nga një detashment sulmi i përbërë nga dy tanke, një mjet kundër pengesave dhe 12 automjete të blinduara luftarake”. Kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, tha se "kishte një lajm të mirë nga Rajoni i Kurskut" dhe se Rusia "po merr atë që meriton". Zyrtari i lartë i Ukrainës kundër dezinformimit, Andriy Kovalenko, tha në një postim në Telegram të dielën: "Rusët në Kursk po përjetojnë ankth të madh, sepse ata u sulmuan nga disa drejtime dhe kjo ishte e papritur për ta". Forcat e Kievit thuhet se po vuajnë nga mungesa e ushtarëve dhe kanë humbur terren në lindje të Ukrainës muajt e fundit, ndërsa trupat ruse përparojnë. Ofensiva vjen pasi Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia nisi një tjetër seri sulmesj me dron në Ukrainë gjatë natës. Ajo tha se kishte rrëzuar 61 dronë mbi rajonet e Kievit, Poltava, Sumy, Kharkiv etj. Nga sulmi spati viktima por vetëm dëme materiale.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Kursk#Rusia

Комментарии

Информация по комментариям в разработке