Corleone, qyteti ku lindi mafia...i përndjekur nga e shkuara / Cartel, në Top News

Описание к видео Corleone, qyteti ku lindi mafia...i përndjekur nga e shkuara / Cartel, në Top News

I vendosur rrëzë kodrinave të sicilisë, ndodhet Korleone...një qytezë e përsosur, e denjë për kartolina, që më në fund, po ndahety nga e shkuara e tij brutale, mafioze...

Corleone është si një labirint rruginash të ngushta me kalldrëm, kambanore dhe kisha të zbukuruara, me një panoramë mahnitëse të luginës poshtë. Furra buke dhe kafenetë e vogla të drejtuara nga familjet flasin për një ritëm jete mjaft të ndryshëm nga ajo në kryeqytetin e zhurmshëm të ishullit, Palermo.

Emri i tij pa dyshim ëhstë i njohur për të gjithë ata që e kanë parë në ekranin e madh. Megjithatë, pak kush mund të jetë i vetëdijshëm për lidhjet reale të Korleones me mafian dhe luftën e tij kundër krimit të organizuar.

Qyteza e përgjumur është vendlindja e disa prej bosëve më të pamëshirshëm të Cosa Nostra-s, angazhimi i palëkundur i të cilëve ndaj dhunës e vendosi Sicilinë në një kurs përplasjeje me autoritetet në Romë, më shumë se 30 vjet më parë.

Vizitorët që shëtisin nëpër rrugët e Korleones do të shohin me imagjinatë Don Vito Corleonen, bosi imagjinar të mafias që u shfaq për herë të parë në romanin e Mario Puzos në vitin 1969, The Godfather, Kumbari.

Dyqanet e suvenireve shesin bluza me imazhin e Marlon Brandos rolin e kumbarit tek filmi me të njëjtin emër, ndërsa në një kafene të vogël, sheh një poster të zverdhur nga koha, të Kumbarit II.

Mund të duket paqësor tani, por qyteti dikur ishte selia e familjes famëkeqe të krimit Corleonezëve, të udhëhequr nga 'bosi i bosëve' Toto Riina dhe miku i tij Bernardo Provenzano.

Pamje:AFP

"Askush nuk zgjohet një ditë dhe vendos të bëhet një trafikant droge. Këto vendime merren pasi kanë ndodhur një sërë ngjarjesh në jetën e dikujt."
Kështu e përkufizon botën e drogës një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të botës.
Jeta e tyre është e mbushur me krime, trafiqe, vrasje, tradhti, bëma dhe mite.

Një seri dokumentarësh vjen në Top News, mbi lordët famëkeq të drogës.

Cartel
Çdo të dielë
Ora 21:00

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Cartel #TopChannel #TopNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке