Flluska e ndërtimit: 50 mijë apartamente bosh në Tiranë!

Описание к видео Flluska e ndërtimit: 50 mijë apartamente bosh në Tiranë!

Kronos ka siguruar të dhënat eksluzive se sa banesa konsumojnë 0 energji në kryeqytet. Sipas OSHEE, gjatë vitit të shkuar 51,129 klientë nuk nuk kanë konsumuar asnjë kilovat orë energji elektrike.
Numri total i klientëve familjarë të OSHEE në Tiranë është 292,905. Stoku i banesave që janë bosh në Tiranë është 17.4%, pa llogaritur godinat rezidenciale që janë në proces ndërtimi. Numri i apartamenteve të pabanuara në qytetin kryesor të vendit është rritur në mënyrë eksponenciale prej vitit 2018 me 3.4 herë më shumë.
Në vitin 2018 ishin 14,991 banesa që konsumonin zero energji elektrike, në 5 vitet e fundit ky numër u shtua me 36,138 banesa.

#mcntv #mcn #kronos #xhevahirzhabina #olaxama #ekonomi #kronike #politike

Комментарии

Информация по комментариям в разработке