Klan News - Plani i grabitësve u zbulua edhe nga punonjësit e bankës

Описание к видео Klan News - Plani i grabitësve u zbulua edhe nga punonjësit e bankës

Merret në pyetje personeli: Dëgjuam zhurma dhe orenditë e zyrës i gjetëm të rrëzuara dhe të thyera

Plani i grabitësve për vjedhjen e një banke të nivelit të dytë është zbuluar edhe nga vetë punonjësit të cilët kanë sinjalizuar policinë. Këta të fundit kishin marrë informacion edhe më herët dhe mbanin nën mbikëqyrje hyrje-daljet tek tuneli i kanaleve të kullimit. Gjatë ditëve të fundit, punëtorët e bankës kanë pikasur orendi dhe sende të rrëzuara në tokë dhe të thyera. Këto dyshime kanë bërë që policia të nisë verifikimet, çka zbuloi dhe planin e grabitësve. Punonjësit e bankës janë marrë në pyetje dhe kanë treguar dhe zhurmat e krijuara nga gërmimet.

Grupi hetimor i policisë së Tiranës ka bindjen se autorët që tentuan të grabitin një bankë të nivelit të dytë të kenë patur informacion të planimetrisë së tunelit të nëndheshëm, ku gërmuan për të mbërritur tek destinacioni final. Për këtë blutë kanë marrë në pyetje punonjës të mirëmbajtjes së kanalit por dhe punonjës të rrjetit elektrik që kanë akses tek planimetria e tunelit.

Nga pyetja paraprake, sipas burimeve ata kanë mohuar të kenë lidhje me këtë skemë. Ata janë lënë të lirë, ndërsa hetuesit tashmë janë duke punuar me provat e mbledhura në vendin e ngjarjes. Shkalla e drurit, dhe vegla të tjera pune, që janë gjetur në tunel, janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore, për të përftuar të dhëna për identitetin e autorëve. Krahas kësaj ka nisur këqyrja e kamerave të sigurisë të bizneseve në bulevardin “Zogu 1”. Nga pamjet filmike janë evidentuar persona të dyshimtë që hynin në kohë të ndryshme gjatë ditës tek tuneli poshtë korsisë së biçikletave.

Burimet thonë se autorët e dyshuar janë pikasur edhe gjatë orëve të pasdites, kur përfundon turni i punëtorëve të mirëmbajtjes së kanalit kullues. Autorët që për policinë nuk është përcaktuar sa persona kanë bashkëpunuar për të kryer grabitjen, kanë gërmuar për rreth 1 muaj. Ata ishin thuajse drejt përfundimit të gërmimeve, pranë ambienteve të bankës së nivelit të dytë që ndodhet 290 metër nga hyrja e tunelit.

SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook:   / klannews  
Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews  
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Комментарии

Информация по комментариям в разработке