Shije shtëpie - Petulla me kos -Tv Klan

Описание к видео Shije shtëpie - Petulla me kos -Tv Klan

#petulla
Petulla me kos
Përbërësit:
1 vezë
1 gotë kos
1 gotë ujë
Kripë
2 e ½ gota miell
½ lk sodë buke
½ fk qumësht
Vaj për skuqje
Përgatitja:


Në një tas rrahim vezën me pak kripë. Shtojmë në të një gotë kos dhe i përziejmë së bashku me vezën me një tel dore. Shtojmë pak nga pak një gotë ujë të vluar, miellin e situr së bashkë me gjysmë luge kafe sodë buke. Vazhdojmë përzierjen duke shtuar pak qumësht. Përziejmë brumin deri sa të mos ketë kokrriza. Duhet të jetë një brum jo i fortë. Mbulojmë tasin me brumë me një kapak dhe e lëmë brumin të qetësohet për 30 minuta. Ngrohim vajin në tigan dhe shtojmë lugë- lugë brumin. Kur e shohim që ato zverdhen nga njëra anë, i kthjejmë me qëllim që të marrin ngjyrë të artë nga të gjitha anët. I shërbejmë me djathë, reccel apo mjaltë. Mund ti pudrosim edhe me sheqer pluhur.

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Комментарии

Информация по комментариям в разработке