Pa Gjurmë - Mbërrijnë fotot e shqiptarit të humbur, familja vjen me urgjencë në Report Tv (14.10.21)

Описание к видео Pa Gjurmë - Mbërrijnë fotot e shqiptarit të humbur, familja vjen me urgjencë në Report Tv (14.10.21)

#pagjurme #odetadume #reportTV
Besim Skila nga fshati Gjoçaj i rrethit të Matit, 47 vjeç sot ka humbur kontaktet me familjen e tij prej vitit 2000.
Besimi u largua nga Shqipëria drejt Anglisë së bashku me një nga kushërinjtë e tij. Në kontaktet e para me familjarët u tha se jetonte në Londër dhe se kishte filluar punë në një biletari. Atje ai jetoi me kushërinjtë, dhe së fundi me djalin e hallës. La shtëpinë e tij duke lënë vetëm një shënim: Jam nisur për në punë!
Familjaret nisën kërkimet me shpresën se do gjejnë gjurmë të 47-vjeçarit, por pa asnjë rezultat. Qazim Skila, babai i Besimit tregon se ka kaluar shumë sëmundje, por kjo e largimit të të birit është si ajo plaga që vazhdon të rrjedhë. Ai me lot në sy, nxjerr bllokun e shënimeve, që mban në një xhep, në anën e zemrës, ku mban çdo shënim, mbi detaje të historisë së të birit.
Nëna po ashtu është me lot në sy e sfilitur nga çdo vuajtje e saj.
Por një informacion kontradiktor është ai që jep zyrtarisht policia angleze. Autoritetet atje thonë se adresa e fundit e Besim Skilës ka qenë 151A Rruga Ley deri në 10 dhjetor të vitit 2006. Kjo është e njëjta adresë ku ai ka jetuar me djalin e hallës, por vëllai i tij që aktualisht jeton në Angli, Astrit Skila, thotë se është e pamundur që Besimi të ketë jetuar në Wimbledon deri në atë vit, pasi ata e kanë kërkuar.
"Kërkimet e bëra tek zyrat e emigracionit treguan se ai ka aplikuar për riatdhesim vullnetar në Kosovë me 28 nëntor 2002. Nuk mund të ofrohet më shumë ndihmë nga ana e policisë për këtë çështje", është shprehur policia e Wimbledon.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке