Bogovina_ Mrekullia e Pollogut

Описание к видео Bogovina_ Mrekullia e Pollogut

BOGOVINA daton që nga mesjeta e hershme, ndërsa në histografinë e Perandorisë Osmane haset në vitet : 1452/53.Shtrihet në pjesën jugperëndimore të Pollogut të Poshtëm. Vendbanimi konsiderohet qendër komunale, ku është e vendosur selia e po të njëjtës komunë. Komuna e Bogovinës ka një shtrirje fushore me një lartësi mbidetare prej 550 metrash. Nga qendra e Tetovës Bogovina është larg afërsisht 12 kilometra. Atari i fshatit përfshin një sipërfaqe prej 11 km². Në të mbizotëron një tokë e punueshme, me një siperfaqe prej 838,4 hektarë, kullotave u takojnë 39,8 hektarë, ndërsa pyjeve 99,1 hektarë. Nga ana e lindjes kufizohet me fshatin Zherovjan, ne perëndim me fshatin Sellce, ne veri me fshatin Siniçan dhe ne jug me fshatin Pirok. Territori i fshatit kufizohet me territorin e këtyre fshatrave : ne veri me Kamjanin dhe Sedllarcen, ne lindje Zherovjanin dhe një pjese me Tenovën dhe me Radiovcën, ne jug me Pirokun dhe ne perëndim me territorin e fshatit Rakovec.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке