Parodisti & Mariza Ikonomi (Propozimi) - Kosherja, 9 Maj 2021 | ABC News Albania

Описание к видео Parodisti & Mariza Ikonomi (Propozimi) - Kosherja, 9 Maj 2021 | ABC News Albania

E ftuara speciale mbrëmjen e sotme në spektaklin e humorit “Kosherja” ishte këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi. Ajo fillimisht u prit nga moderatori Bes Kallaku, ku nuk munguan batutat mes të dyve.

Në një moment Mariza u shpreh se ka ardhur për të marrë mjaltin e “Kosheres”.

“Kam ardhur për të marrë mjaltin e ‘Kosheres’, se e di ti ‘Kosherja’ tëk thumbin”, tha këngëtarja.

Më tej, ajo u bë pjesë e një skeçi me aktorin Ervis Saliasi, ku të dy kishin dalë në një takim njohje.

Ervisi: Mariza shumë, shumë faleminderit që më pranove në këtë takimin tonë tek për tek.

Mariza: Me thënë të drejtën, u bëra pishman. Më mirë mos të ishim takuar fare.

Gjithë biseda vazhdoi përmes këngës Ikonomit “Ku është dashuria”, e cila u soll me një tekst krejt të pazakontë, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta dëgjojmë gjithmonë.

Në fund, Ervisi i kërkoi Marizës t’i thotë fjalën e fundit, por përgjigja e këngëtares ishte me të vërtetë zhgënjyese.

Ervisi: Më thuaj fjalën e fundit.

Mariza: S’të dua. Ça të them unë…

Ervisi: Po të fundit fare, fare?

Mariza: Po s’të dua pra, fare, fare, fare. l.k/abcnews.al


KOSHERJA ‘shtëpia e re e humorit’ vjen cdo të dielë në ‘shtëpinë’ tuaj, nën regjinë dhe autorsinë e Altin Bashës. Ky program televiziv, nëpërmjet satirës, trajton dhe shigjeton problematika të ndryshme social-kulturore e politike, të cilat janë shqetësuese për cdokënd nga ne.Trupa jetëzuese e Kosheres përbëhet nga një staf i gjerë artistësh që janë profesionistët më të mirë të fushave, nga aktorët e talentuar të skenës shqiptare, të vjetër edhe të rinjë, të cilët me larmishmërinë e karaktereve tëë tyre dinamike, premtojnë shumë të qeshura me pickime reflektuese.Spektakli KOSHERJA është një konceptim i ri i humorit në Shqipëri, që vjen te ju me fytyra të reja, me karaktere të thelluara, dhe me imazhe vizive të pahasura më parë. Ju ftojmë të na ndiqni!

Per informacionet me te fundit klikoni:

Web: http://abcnews.al/

Facebook:   / abcnews.al  

Instagram:   / abcnewsal  

Subscribe kanalin tone ne: youtube:   / abcalbanian  

#abcnews#abcnewsalbania#kosherja

Комментарии

Информация по комментариям в разработке