"Perballja ne studio mes burrit, gruas dhe dashnorit" (Pjesa 2)

Описание к видео "Perballja ne studio mes burrit, gruas dhe dashnorit" (Pjesa 2)

24 shkurt, 2017 Me zemer te hapur

Pjesa 1
Bashkëshortja i braktis katër fëmijët për të dashurin, News24 – (Pjesa 1)
   • Bashkëshortja i braktis katër fëmijët...  

http://www.balkanweb.com/site/dashnor...

Albert Karaj dhe dy femijet
Nexhmije Beqiri, Avokate
Anxhela Peza, Psikologe

Një përballje epike mund të konsiderohet një në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News 24, ku Shqipe Karaj ka vendosur të përballë live burrin e saj, Alfred Karaj nga Fushë-Kruja me personin që ai e akuzon se e ka dashnor.

Ajo ka thënë se gjashtë muajt e parë të martesës kanë qëndruar në rregull, por më pas ai ka filluar ta dhunojë.

Historia

Alfred Karaj, 34 vjeç nuk e ka të lehtë të tregojë tradhtinë bashkëshortore, por në kushtet që ndodhet ka zgjedhur këtë rrugë.

Ai është martuar në moshën 17-vjeçare me Shqipe Hysenaj dhe që vitin e parë të martesës sollën në jetë vajzën e tyre Xhulianën që sot është 16 vjeç. Në vitet e para të martesës marrëdhëniet e tyre ishin të mira dhe ata sollën në këtë jetë edhe tre fëmijë të tjerë, ndërsa jetonin së bashku dhe me prindërit e Alfredit.

Konfliktet kanë nisur para 7 vitesh në familjen Karaj, kur burri ka gjetur disa letra dashurie që gruaja e tij i shkëmbente me komshiun.

Ky i fundit për hir të tre fëmijëve, që kishin në atë kohë vendosi ta falte dhe të rinisnin një marrëdhënie tjetër mes njeri-tjetrit duke i shtuar familjes së tyre edhe fëmijën e katërt.

Por Shqipja nga ana tjetër dukej hapur që nuk e donte më burrin e saj dhe vazhdonte ta tradhtonte.

Rrëfimet e vajzës së madhe janë shokuese. Ajo thotë se nëna përdorte valium në ushqim që të gjithë anëtarët e familjes edhe fëmijët e vegjël t’i zinte gjumi dhe në orët e vona ajo të fuste në banesë të dashurin që gjithmonë shoqërohej nga shoku i tij.

E burri ka treguar edhe detaje nga tradhtitë e së shoqes. Një prej tyre është momenti kur i dashuri i gruas e ka telefonuar dhe i ka thënë se ndodhej në shtrat me gruan e tij zhveshur.

Çfarë ndodhi me gruan, kur e detyruat të ikte nga banesa?

Vendosa t’i mbyllja derën sepse vinte në 12 të natës, i binte derës me shqelma. Kërkoi urdhër mbrojtje tek gjykata, i dha për 20 ditë dhe kërkoi prapë. E pyetën a të ka rrahur burri, jo tha, atëherë pse ta japim.

Pse kthehej në 12 të natës?

Se di, ka qenë tek i dashuri. Jetonim në një shtëpi por ajo më tha s’ke punë më me mua. Jetuam 1 muaj në një banesë por ajo bënte jetën e saj.

Pastaj shkonte tek komshinjtë e mi kërkonte lekë dhe bukë se e la pa bukë komshiu. Ajo e la të parin, gjeti një tjetër. Ai tjetri është me këmbë hekuri.

Ti këta persona i njeh?

Комментарии

Информация по комментариям в разработке